Panorama Sport (Albania)

Takaj: Jemi në krizë, rrezikojnë të gjithë

"Lojtarët kryesorë jashtë forme, por tifozët e ekzagjerua­n"

- LLAZI SARO

Pas 13 javësh kampi onat, presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, pranon për herë të parë se skuadra e tij po kalon një krizë të madhe. Në një intervistë për "Panorama Sport", kreu i klubit paralajmër­oi se rrezikojnë që të gjithë, duke filluar nga lojtarët dhe trajneri Andrea Agostineli. "Nëse lojtarët nuk do ta donin trajnerin, nuk kisha përse ta mbaja. Por, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë", ka thënë ndër të tjera Takaj. Presidenti ka komentuar edhe sjelljen e tifozëve, ndërsa mendon se ndryshimi i situatës do të vijë edhe përmes merkatos së janarit, ku Skënderbeu do të bëjë disa përforcime. Për temat më të nxehta te kampionët, por jo vetëm, ja si u shpreh dje Takaj:

Zoti Takaj, dy barazime radhazi për Skënderbeu­n. Çfarë nuk shkon në skuadër?

Normalisht që jam i mërzitur për këtë situatë. Më shumë jam i mërzitur nga loja me dy fytyra që bën skuadra. Në Shkodër ka qenë një ndeshje fotokopje si ajo që kemi luajtur në Gjirokastë­r, ku ishim keq në pjesën e parë dhe dominuam në të dytën. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë me Skënderbeu­n. Nuk mund t'i falësh kundërshta­rit 45 minuta, pasi takimi luhet 90 minuta, jo vetëm një pjesë.

Vetëm ky fakt ju ka zhgënjyer?

Problemi qëndron në faktin se ne po kalojmë një krizë të madhe, që nuk e kemi hasur ndonjëherë më parë. Ekipi ka pasur luhatje, por kjo e këtij sezoni nuk është parë kurrë. Nuk jemi më të rrezikshëm në sulm dhe këtë e shohim fare qartë. Nuk bëjmë aq sa duhet në zonën kundërshta­re, pavarësish­t se mund të dominojmë lojën dhe qarkullimi­n e topit.

Në këtë situatë përgjegjës­ia mbi cilin bie?

Përgjegjës­ia është e të gjithëve, askush nuk është i shmangur në këtë situatë. Besoj se një paraqitje e tillë vjen edhe si pasojë e të qenit jashtë forme të lojtarëve më të mirë. Kjo sjell shumë mangësi në lojë.

Më i "kryqëzuari" ka qenë trajneri, tani e përjashton­i nga përgjegjës­ia?

Jo, kur them që përgjegjës­ia është e të gjithëve, e kam fjalën për të gjithë, duke filluar nga lojtarët e deri te trajneri. Nuk mund të thuash që përgjegjës­ia është vetëm e trajnerit, pasi Skënderbeu nuk po vuan taktikisht. Por, duhet të bëjmë më shumë para portës, pasi atje po vuajmë pafund. Nuk e kemi më atë rrezikshmë­ri dhe kjo është diçka që duket me sy të lirë.

Po të shikoni, ne kemi dominuar në ndeshjet e fundit, duke krijuar raste të shumta, por nuk jemi më produktivë para porte dhe kjo e vështirëso­n shumë punën. Kemi zhvilluar lojë më të mirë se kundërshta­ri, por nuk arrijmë dot që të godasim portën.

Fakti që Salihi ka dy muaj pa shënuar dhe, për më tepër në ndeshjen e fundit humbi një penallti, mos ndoshta Skënderbeu është shumë i varur nga golat e sulmuesit...

Shikoni, penalltitë edhe humben, pasi ai që i merr përsipër mund t'i humbë. Për

Salihin është paksa e vështirë, pasi është i treti 11metërsh radhazi që humb. Është një vendim i Salihit dhe ne e respektojm­ë. Ndoshta një gjë e tillë vjen për faktin se lojtari nuk po zhbllokohe­t dhe po e pengon forma jo e mirë që po kalon. Më pas është trajneri ai që duhet të vendosë se kush do të gjuajë penallti.

Në ndeshjen kundër Vllaznisë është vënë re edhe një përplasje mes lojtarëve dhe tifozëve. Keni ndonjë koment për këtë?

Unë e respektoj faktin që tifozët kërkojnë gjithmonë më të mirën për ekipin e tyre. Por, në atë moment, më duket sikur e ekzagjerua­n disi me ofendimet e tyre. Prandaj, mund të them se ata kanë të drejtë t'i kritikojnë lojtarët, por vetëm kaq, pa kaluar në ofendime. Nuk duhet që ne të marrim shembujt e këqij të tifozërive të tjera në Shqipëri. Duhet të tregojmë se jemi një, ekip dhe tifozë të bashkuar, për të mirën e Skënderbeu­t. Prandaj, i bëj thirrje që të mos rrëmbehen nga emocionet e çastit dhe ta mbështesin ekipin.

Ndërkohë, tifozët kanë bërë thirrje për bojkot...

Nuk mendoj se ka qenë një vendim i prerë, por i stisur nga emocionet e momentit. Të gjithëve nuk na erdhi mirë që të merrnim atë barazim në Shkodër, por do bëjmë të pamundurën të rikthehemi te fitoret. Kemi fituar gjashtë tituj dhe po luftojmë për të shtatin. Do të duhet të jemi të bashkuar për t'ia arritur.

Gjithsesi, latë dy pikë ndaj një Vllaznie që në shtëpi ka marrë të njëjtin rezultat edhe ndaj Partizanit e Kukësit...

OK, le të mos e bëjmë sikur ka ndodhur fundi i botës. Kemi marrë barazim në një fushë ku çdo ekip e ka pasur të vështirë. Kampionati ka ndryshuar shumë, ekipet duan me çdo kusht të marrin pikë dhe mbyllen edhe në ndeshjet në shtëpi, gjë që nuk e bënin më parë. Më pas, në Shkodër, askush nuk ka fituar lehtësisht. Megjithatë, ne jemi në vend të parë momentalis­ht dhe kjo është diçka pozitive. Por, sërish i qëndroj faktit që ekipi duhet të përmirësoh­et.

Përmirësim­i i ekipit vjen me rikthimin e lojtarëve në formë apo merkatoja shihet

si një mundësi ekstra?

Të dyja së bashku. Merkatoja patjetër që do të jetë një pikë kthese. Ne kemi vendosur të hyjmë me çdo kusht në merkato dhe të bëjmë lëvizjet e duhura, atje ku ka nevojë ekipi. Dhe të gjithë ju e dini se ku është domosdoshm­ëria. Për momentin kemi disa emra lojtarësh që po i vëzhgojmë, por është ende shpejt për t'i bërë publikë. Për këtë të jeni të sigurt, Skënderbeu do të ndërhyjë në merkato.

Për trajnerin do të vendosni pas mbylljes së fazës së dytë?

Të gjithë rrezikojnë, jo vetëm trajneri. Të gjithë janë në test të vazhdueshë­m, që nga stafi teknik e deri te lojtarët. Duhet që të tregojnë më të mirën e tyre dhe të bindin se janë pjesë e denjë për Skënderbeu­n.

Po kalojmë në emra të përveçëm. Fukui dhe Serxhio, a janë të denjë për ekipin?

Mua nuk më pëlqen që të flas me emra të përveçëm. Jua thashë që të gjithë janë në provë dhe duhet të bindin. Ndoshta disa lojtarë nuk po japin ende atë që pritet për shkak se po kalojnë moment jo të mirë apo nuk po përshtaten si duhet me ekipin. Por, në fund të fazës, do t'i gjykojmë të gjitha me qetësi.

Për ta mbyllur, a e keni menduar ndonjëherë se e gjithë kjo situatë vjen ngaqë lojtarët nuk e duan trajnerin apo nuk i përgjigjen në ato që kërkon?

Të ishte kaq e thjeshtë, e kisha zgjidhur me kohë, por nuk është kjo. Unë kam folur me të gjithë dhe i kam pyetur për gjithçka, por nuk është kjo arsyeja. Nëse lojtarët nuk do ta donin trajnerin, nuk kisha përse ta mbaja. Por, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania