Panorama Sport (Albania)

Josa: Nuk e dua Partizanin në stadiumin tonë

Ish-kapiteni i Tiranës: Tifozët bardheblu të mos ndërhyjnë

-

Tirana ka refuzuar dje zyrtarisht kërkesën e bërë nga klubi i Partizanit që të luante ndeshjet në stadiumin "Selman Stërmasi" edhe pse një gjë e tillë ishte disi e paralajmër­uar nga bardheblut­ë. Në një prononcim për "Panorama Sport", ish- kapiteni i Tiranës, por që ka luajtur për disa sezone me të kuqtë, është shprehur: "Unë nuk kam asnjë interes as te Tirana dhe as te Partizani, ndaj të them të drejtën më vjen keq që është bërë debat kaq i madh dhe që kjo punë është fryrë kaq shumë. Me sa jam informuar nga media, di që presidenti Halili ka rënë dakord me presidenti­n e Partizanit, Demi. Por, e di që tifozët e Tiranës nuk do ta pranojnë një gjë të tillë. Por, ne na ka mbetur disi mbrapa ' sahati' duke parë kushtet që kemi këtu. Nuk është se Tirana si qytet ka fusha të tjera. Stadiumi ' Qemal Stafa' është duke u ndërtuar dhe pse Tirana të mos e shfrytëzoj­ë ' Selman Stërmasi'- n, pasi do të marrë lekët". Por, Nallbani nga ana tjetër mbetet disi i habitur për këmbëngulj­en e të kuqve, që sipas tij tashmë kanë një akord

me "Elbasan Arena"-n. "Unë habitem edhe me Partizanin se si këmbëngul të luajë akoma aty, duke qenë se ka bërë kontratë për t'i zhvilluar ndeshjet në Elbasan", ka thënë "Tata", që sheh më tutje duke thënë se në të ardhmen situatat edhe mund të ndryshojnë.

"Mes skuadrave ka luftë vetëm në aspektin sportiv. Por mund t'i ndodhë Tiranës që të luajë edhe në fushat e Partizanit, kur këta të kenë terrenin e tyre. Jeta e tillë është dhe nuk i dihet se si i vijnë situatat Tiranës nesër", vazhdoi ishportier­i i njohur në kampionati­n

shqiptar.

Kundërshti­mi - Për Nallbanin, ndërhyrja e tifozëve të Tiranës në një çështje të tillë nuk ka sens, pasi kjo është një punë që u përket drejtuesve të klubit, duke qenë se janë ata që marrin vendimet finale. "Fundja fare tifozët nuk janë ata që vendosin. Tifozët e Tiranës mund të kërkojnë llogari pse ekipi nuk del kampion, por jo të hyjnë deri aty sa të thonë që nuk lënë Partizanin ose Dinamon. E thashë që tifozët e dy skuadrave t'u kërkojnë llogari lojtarëve për kampionati­n, të mos hyjnë të pjesët administra­tive, të cilat nuk u takojnë", ka vazhduar Nallbani në deklaratën e tij. Në fund, Nallbani ka bërë me dije se të ishte ai president, do ta lejonte Partizanin dhe çdo ekip tjetër që të luante në ambientet e stadiumit "Selman Stërmasi". "Të isha unë president, mendoj se Tiranën nuk do e gjente gjë që të luante Partizani në stadiumin e saj, pasi ka lënë të luajë Korabin dhe ekipe të tjera dhe shumë mirë ka bërë. Pse të mos luajë dhe Partizani, pasi fundja fare të ardhura do të marrë klubi", ka përfunduar Nallbani. Por, pavarësish­t deklaratës së tij, nuk kanë pasur të njëjtin mendim drejtuesit e Tiranës, që kanë refuzuar klubin e kuq, pas largimit të Korabit, për të zhvilluar ndeshjet në "Zeqir Ymeri". Armand Halili

 ??  ??
 ??  ?? Kukësi-Partizani 1-0
Çast nga ndeshja e fazës së parë
Kukësi-Partizani 1-0 Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania