Panorama Sport (Albania)

Kukësi sfidon “demat”, Gjoka thumbon Starovën

-

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, është dukur i qetë në konferencë­n e djeshme para mediave për ndeshjen e sotme me Partizanin. Sipas Gjokës, barazimi i korçarëve në Shkodër ua ka hequr presionin para kësaj sfide, kështu që edhe një pikë...

Mesfushori Ylber Ramadani mbetet pjesëtari i vetëm nga Partizani që u prononcua për mediat për ndeshjen me Kukësin. 20vjeçari shprehu besim se të kuqtë do t'i shkaktojnë sot Kukësit humbjen e parë në kampionat duke vijuar traditën në përballjet me ata në shtëpi.

Ylber, pas derbit, do të përballeni me Kukësin, një rival që është më lart në renditje se Tirana. Çfarë prisni nga ndeshja e sotme?

Jemi përgatitur maksimalis­ht dhe e dimë se është e vështirë kjo përballje. E kemi marrë shumë seriozisht ndaj Kukësit. Duhet të fitojmë dhe t'i afrohemi sa më shumë kreut të tabelës. Kukësi ju ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë kampionat…

Po, e vërtetë. Kukësi është i vetmi ekip që na ka mundur në transfertë dhe ende nuk e ka provuar shijen e disfatës në këtë kampionat. Sa i takon historikut, në përballjet direkte nuk na ka mposhtur asnjëherë si pritës, ndaj shpresoj që ky rregull të vazhdojë edhe nesër ( sot). Kam bindje se Partizani do t'i shkaktojë nesër Kukësit humbjen e parë.

Me rivalë të drejtpërdr­ejtë nuk keni arritur më shumë se barazime...

Mendojmë se duke filluar nga Kukësi do të tregojmë qartë se mund ta arrijmë objektivin tonë, që është titulli kampion. Besoj se do të ecim në rrugën e duhur, por duhet shumë përqendrim dhe angazhim.

Si keni menduar ta zgjidhni këtë ndeshje?

E thashë edhe më parë, e kemi marrë shumë seriozisht Kukësin, sepse ka një ekip me të vërtetë të mirë dhe e ka dëshmuar potenciali­n në të gjitha ndeshjet. Vështirësi të pakalueshm­e nuk shikoj, ndaj them se mund ta mposhtim Kukësin. Pa dyshim i ftoj tifozët të jenë në numër sa më të madh, sepse është një ndeshje me shumë rëndësi.

Ju duket më vështirë me Kukësin se ndaj Tiranës? Me derbin nuk krahasohet asnjë ndeshje. Ndaj Kukësit duhet të fitojmë, sepse duam të arrijmë Skënderbeu­n, që është 4 pikë para nesh dhe t'i afrohemi sa më shumë. Nuk kemi presion nga asgjë, as nga rezultatet e rivalëve tanë në ndeshjet e djeshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania