Panorama Sport (Albania)

Flamurtari pa mesfushë, Lukiç ikën nga vlonjatët

"Të shfrytëzoj­më momentin e mirë për fitoren e radhës"

- ERMAL SIKA

Gentian Mezani kërkon fitoren sot përballë Tiranës. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", tekniku vlonjat i Flamurtari­t tha se ekipi ka gjetur qetësinë, ndërsa ndeshjen e sotme e cilëson si derbin e Shqipërisë. "Është një ndeshje e rëndësishm­e e vlerësuar maksimalis­ht nga ana jonë. Është ndeshja e radhës, por që duhet të bëjmë maksimumin për të marrë tri pikët, pasi siç e kemi shprehur edhe më parë na duhen. E kam shprehur edhe më parë që na duhen pikët. Por, këtë ndeshje nuk e kemi vlerësuar mbi atë që është. Pra, është një ndeshje me një ekip shumë të mirë, me një ekip që edhe në fazën e parë na ka vënë në vështirësi në Tiranë. Pra, vlerësimi ynë është më i miri për këtë ndeshje. Jemi në kushte shumë të mira në këto momente dhe këtë duhet që ta shfrytëzoj­më për mirë. Gjërat janë në rrugën e duhur dhe shpresoj se kjo qetësi të ndikojë në faktin që do të marrim maksimumin e mundshëm", u shpreh fillimisht trajneri.

Situata - Pavarësish­t se do të ketë përballë Tiranën, Flamurtari do të ketë mungesa. Megjithatë, Mezani theksoi se ka besim te lojtarët që do të jenë në fushë. "Boshti i mesit të fushës, Telushi, Zeqiri, Shkodra, janë të padisponue­shëm për ndeshjen me Tiranën. Telushi ka plotësuar kartonët, ndërsa Zeqiri dhe Shkodra kanë probleme me mesin. Shpresoj që njëri prej tyre të rikuperohe­t, por këtë do ta vendosin vetëm para ndeshjes. Edhe Tirana vjen me mungesa, por ne shikojmë pjesën tonë dhe mendoj se duhet të fokusohemi te lojtarët tanë, tek ata që kemi. Unë mendoj se Flamurtari ka një grup shumë të mirë që mund të zëvendësoh­en me lojtarë shumë cilësorë edhe ata që mungojnë. Them se edhe ata do të bëjnë më të mirën e mundshme, pasi e pamë edhe në ndeshjen me Teutën që edhe zëvendësim­et ishin në lartësinë e duhur", sqaroi tekniku.

Tifozët - "Tifozët në ndeshjet ndaj Tiranës na kanë mbështetur shumë. Është një ndeshje historike për Flamurtari­n, pasi është me Tiranën, është një derbi i Shqipërisë. Mendoj se do të kemi tifozë në stadium dhe jam shumë i kënaqur nga ndeshjet e shkuara që tifozëria nuk na ka munguar dhe kjo është një shtysë e madhe për ekipin, pasi tifozi është lojtar i 12-të. Me dëshirë të madhe e kam thënë dhe e them që stadiumi duhet që të mbushet plot, për t'u dhënë forcë lojtarëve", u shpreh tekniku. I pyetur për autobusin luksoz, shtoi. "Kushtet në profesiona­lizëm nuk kanë fund, pra bëjnë mirë, por në këto moment ne duhet të marrim ndeshjet me radhë, të marrim sa më shumë pikë dhe të mos e kemi mendjen diku tjetër", mbylli Mezani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania