Panorama Sport (Albania)

Xhaka do “nder” nga vëllai, Hysaj luan një finale

Napolit i mjafton barazimi, Taulanti do vendin e tretë

-

Ndeshjet e sotme do jenë të fundit për katër nga grupet, duke vendosur edhe fatet e disa prej skuadrave. Janë të pakta arsyet motivuese që mund të kenë gjysma e ekipeve, të cilët do t'i nënshtrohe­n edhe rrotacioni­t në formacion. Gjithsesi, për të qenë më të saktë, ja se për çfarë do të luhet sot, ku protagonis­të janë edhe dy prej futbollist­ëve të Kombëtares shqiptare. Grupi A

Taulant Xhaka do një "nder" nga vëllai i tij, Graniti, kur do ta presë sot në Zvicër. Bazeli synon të sigurojë vendin e tretë, që e çon në Ligën e Europës dhe për t'ia dalë mbanë, duhet të marrë më tepër pikë se Ludogorets­i që luan në transfertë ndaj PSG-së. Mesfushori kuqezi do kërkojë të evitojë patjetër humbjen kundër Arsenalit dhe nga ana tjetër të shpresojë që bullgarët të dështojnë të marrin pikë. Në rast se këta të fundit do barazojnë në Francë, atëherë për Bazelin fitorja do ishte e vetmja zgjidhje. Sa i përket PSG- së dhe Arsenalit, ato duhet të përcaktojn­ë se kush do kualifikoh­et si e para e grupit. Për këtë arsye, "topçinjtë" e Vengerit duhet të marrin më tepër pikë se ekipi i Unai Emerit, çka e bën më të vështirë si mision. Grupi B

Elseid Hysaj luan si një finale kundër Benfikës, pasi ka në dorë kualifikim­in si kryesues, por nga ana tjetër rrezikon ndjeshëm edhe eliminimin. Për Napolin, mjafton edhe një barazim në transfertë­n portugeze për të siguruar "biletën" në raundin tjetër, pasi përfiton nga fakti që ka fituar ndeshjen e parë me Benfikën. Në rast se italianët e Sarrit fitojnë, atëherë konsolidoj­në pozicionin si kryesues. I vetmi rast që të dyja mund të kalojnë, do ishte nëse Dinamo

e Kievit do fitonte në shtëpi ndaj Beshiktash­it, ndonëse ukrainasit nuk kanë asnjë mundësi të evitojnë vendin e fundit. Grupi C

Dy ndeshjet e sotme nuk kanë asnjë rëndësi për renditjen, pasi, sido që të përfundojn­ë

rezultatet, nuk do ndryshojë asnjë pozicion. Barcelona është kualifikua­r si e para, ndërkohë që Mynsheglad­bahu do jetë ekipi që do shkojë në Ligën e Europës. Grupi D

Bajerni dhe Atletiko do zhvillojnë një duel prestigjio­z,

por pa vlera për klasifikim­in. E vetmja sfidë që do vulosë fatin për vendin e tretë është ajo mes PSV- së dhe Rostovit, ku holandezët duhet të fitojnë patjetër për të luajtur në Ligën e Europës, ndërkohë që rusëve u mjafton edhe një barazim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania