Panorama Sport (Albania)

Partizani, tjetër bonus nga UEFA

Pas Fondit të Solidarite­tit, "demat" do arkëtojnë edhe 11.750 euro nga sezoni 2015-2016

- ILIR CARA

Pjesëmarrj­a në Kupat e Europës mbetet një burim i pashtershë­m financiar për klubet shqiptare. Pas Fondit të Solidarite­tit, përfitim i cili doli me shumë vuajtje për klubet shqiptare, dje Partizani ka marrë një tjetër lajm të mirë nga FSHF, ku të kuqtë do të arkëtojnë sërish nga fondet që shpërndan UEFA. Për pjesëmarrj­en në Ligën e Europës në sezonin 2015-2016, Partizani është njoftuar se UEFA ka akorduar 11.750 euro për të kuqtë nga fondi i "Fair Play"-t financiar. Ndryshe nga problemati­ka që shfaqi shpërndarj­a e shumës së Fondit të Solidarite­tit, FSHF është treguar më korrekte në korrespond­encën me klubin e kuq për sa i përket shumës që Partizani përfiton nga fondi i "Fair Play"-t që UEFA shpërndan çdo sezon për klubet që marrin pjesë në Kupat e Europës. Të kuqtë janë informuar dje për këtë bonus financiar përmes një e-maili që federata u kishte dërguar në adresën e tyre, shkresë e cila në fund mbante firmën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të FSHF-së,

Ilir Shulku. Përfitimi në fjalë, i dhënë nga UEFA, do të depozitohe­t në llogarinë e klubit, shumë e cila u shtohet edhe 54 mijë eurove që Partizani përfitoi së fundmi nga Fondi i Solidarite­tit. Bonusi i fundit i referohet pjesëmarrj­es së "demave" në turin e parë paraelimin­ator

të Ligës së Europës dhe me shumë mundësi nga ky fond kanë përfituar edhe Kukësi dhe Laçi që morën pjesë në të njëjtin kompeticio­n, si dhe Skënderbeu që mori pjesë në turet paraelimin­atore të Champions-it dhe në grupet e Ligës së Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania