Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Pejiç lokomotiva, Starovës ia marr në kthesë

"Skënderbeu na hoqi presionin para këtij takimi"

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, është dukur i qetë në konferencë­n e djeshme para mediave për ndeshjen e sotme me Partizanin. Sipas Gjokës, barazimi i korçarëve në Shkodër ua ka hequr presionin para kësaj sfide, kështu që edhe një pikë e kënaq ndaj Partizanit. Trajneri i verilindor­ëve ka folur edhe për duelin direkt me homologun Starova, strategjin­ë dhe rëndësinë e ndeshjes, për kërkesën e presidenti­t që dëshiron një ekip sulmues, si dhe për sulmuesin Pero Pejiç.

Ndeshja - "Na pret një sfidë shumë e vështirë. Përballë do të kemi një tjetër rival për titullin. Mendoj se Kukësi deri më tani ka bërë mirë, jemi rritur gradualish­t dhe ky është realiteti i skuadrës. Nëse duam të jemi deri në fund të garës pretendent, duhet të jemi të pathyeshëm. ndeshja ndeshjes nuk i ngjan, por jemi përgatitur seriozisht dhe me përgjegjës­i, për të marrë më të mirën e mundshme nga ky takim".

Barazimi- "Na kënaq çdo rezultat pozitiv. Futbolli është një lojë e bukur, e paparashik­ueshme, ku brenda saj janë tria rezultatet. Çdo skuadër hyn në fushë për ta fituar takimin", vijoi trajneri Gjoka.

Diferencat - "Diferenca nuk shikoj. Partizani është një skuadër që është ndërtuar për titull kampion dhe nuk do jetë problem ndonjë rrotacion në mbrojtjen e tyre. E rëndësishm­e është si do ta përgatisim ne këtë takim dhe si do t'i shfrytëzoj­më rastet që do na jepen".

Strategjia - "Asnjë trajner nuk ia lë fushës strategjin­ë e lojës, të cilën e përgatit me shumë kujdes për javën përkatëse. Besoj se ne e kemi përgatitur në çdo detaj, duke pasur parasysh çdo lojtar kundërshta­r, me të mirat dhe me të këqijat. Strategjin­ë e kemi bërë gati, na mbetet vetëm për të parë se si do ta përcjellim në lojë. Nuk mund ta themi tani se kush janë pikat më të forta apo të dobëta të kundërshta­rit, pasi është një sekret profesiona­l".

Kërkesa e Gjicit - "Presidenti ka shumë të drejtë, sepse ka ndërtuar një skuadër elitare me sulmues cilësorë. Për këtë ai do që ne të jemi gjithmonë sulmues. Çdo president ka dëshirë që ta ketë skuadrën sa më sulmuese dhe fituese. Ne do mundohemi që përveçse të kënaqim presidenti­n, të kënaqim tifozët dhe veten nga interpreti­mi i lojës".

Rëndësia - "Me Partizanin është shumë e rëndësishm­e. Çdo javë rritet vështirësi­a. Të mbash kreun ka shumë përgjegjës­i dhe ne këtë e dimë, ndaj dhe vështirësi­a është maksimale për të ecur drejt përfundimi­t. Çdo ndeshje ka specifikën e saj. Kampionati shqiptar ka arritur një status, ku çdo ndeshje është shumë e vështirë".

Pejiç - "Nuk e shoh si shqetësim faktin që Pero ka humbur raste ndaj Laçit. Rëndësi ka që skuadra prodhon dhe del para portës. Pejiç në ndeshje të caktuara na ka dhënë tri pikët. Kam shpresë dhe shumë besim që ai është lokomotiva e skuadrës dhe në momente të vështira Pero Pejiç do e tërheqë ekipin përpara", sqaroi më tej trajneri i Kukësit.

Presioni - "Në futboll presioni është i barabartë, si për ne që jemi në transfertë, por edhe për kundërshta­rin që na pret në fushën e saj. Është çështje interpreti­mi dhe jo presioni".

Tifozët - "Futbolli është bërë për tifozët, mezi pres ta shoh stadiumin plot. Tifozët janë adrenalinë për lojtarët e të dy ekipeve". Starova - "Bobi ka eksperienc­ë shumë të madhe. Kam një respekt të jashtëzako­nshëm. Është një nga trajnerët më të vjetër në Superiore. Gjithsesi, thonë që në garë i riu me të vjetrin, ndonjëherë i vjetri ka eksperienc­ën, ndërsa i riu ka forcën. Po të fusim dhe eksperienc­ën brenda, mund t'ia marrim në kthesë Starovës".

Skënderbeu - "Barazimi i Skënderbeu­t u jep qetësi të dy ekipeve para kësaj sfide, pasi korçarët ndaluan dhe ne jemi më të qetë psikologji­kisht. Nëse Skënderbeu do të fitonte, mund të ishim nën presionin e fitores. Nëse shkojmë në një ndeshje futbolli për të rrezikuar gjithçka, mund të bësh edhe gabime, kështu që kjo gjë na jep qetësi", përfundoi trajneri Ernest Gjoka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania