Panorama Sport (Albania)

“Partizanin e mundim si në fazën e parë, nuk kam garë me Hoxhën”

- Skerdilaid Sulozeqi

Enea Koliçi, "gardiani" i portës së Kukësit, në një intervistë për "Panorama Sport", flet për sfidën ndaj Partizanit, të cilën e shikon si një përballje të vështirë. Ai pohon se skuadra duhet të marrë shembull ndeshjen e fazës së parë, ku Kukësi arriti të fitojë ndaj të kuqve. Sipas portierit, vetëbesimi dhe fryma e grupit janë dy armët më të forta të Kukësit, të cilat e bëjnë atë shumë të fortë. Sa i përket garës me homologun e tij, Alban Hoxha, ai thotë se garën e ka vetëm me veten e tij, jo me kolegët.

Partizanin vetëm Kukësi e ka mundur këtë sezon. Mendoni se ia keni marrë dorën dhe mund t'i mundni përsëri? Ndeshja e parë ka qenë mjaft e vështirë, ku ne krijuam shumë raste dhe kemi qenë të përqendrua­r në çdo repart. Nëse paraqitemi edhe në këtë ndeshje, si në fazën e parë, besoj se do të dalim me fitore. A e patë derbin, një mundësi e mirë për të studiuar kundërshta­rin? Po, e pashë derbin. Unë e kam thënë disa herë se Tirana është një ekip shumë i frikshëm sivjet. Më vjen keq që u prish loja, pasi deri në atë moment që u ndërpre ka qenë një ndeshje shumë interesant­e. E pamë kundërshta­rin e radhës, por ndeshja ndeshjes nuk i ngjan.

Barazimi në derbi i shkoi për shtat Kukësit...

Normale që u kënaqëm me barazimin. Nuk kam pse fshihem, pasi ky rezultat na interesont­e.

Mund të thuhet se kryesimi është një armë shtesë për Kukësin, pasi i jep vetëbesim ekipit për javët në vijim? Patjetër, kur je në vend të parë, aspekti psikologji­k edhe morali është shumë lart. Vetëbesimi dhe fryma e ekipit na ka shtyrë gjithmonë drejt fitoreve dhe ecurisë së mirë, këto janë armët tona.

Ju prish punë që ndeshja do luhet të martën?

Do doja që kjo ndeshje e rëndësishm­e të zhvillohej të dielën, me qëllim që të kishte sa më shumë tifozë në stadium, gjithsesi nuk besoj se na prish punë. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të luftojmë fort në aspektin sportiv, ashtu siç Kukësi di ta bëjë.

Kalon kampionati nga rezultati i sfidës me Partizanin? Nëse dalim me fitore nga kjo sfidë, atëherë mund të them që po, jemi shumë afër titullit kampion. Kush ju tremb më shumë te Partizani, cilat janë pikat e tyre të forta? Partizani ka një ekip të mirë, por unë nuk mund të them që më tremb dikush. Goditjet standarde janë pika më e fortë e tyre, gjithsesi jemi mur në mbrojtje edhe s'do jetë fare e lehtë për Partizanin. Pa harruar këtu skuadrën tonë, pasi kemi sulmues kalibri si Pejiç, Emini etj. Kush është rivali më i vështirë për Kukësin, Skënderbeu, Partizani apo Tirana? Të tria skuadrat që na ndjekin janë rivalet tona, por, siç e thashë dhe më lart, Tirana është një nga ekipet më të vështira edhe pse në pamje të parë duket sikur nuk janë aq të rrezikshëm. Me këdo që ata kanë luajtur, i kanë hapur probleme. Por, gjithçka varet si do shkojnë në vazhdim, kush gabon më pak është më e favorizuar për të arritur synimet e veta. Unë përsëri mendoj se nëse ne vazhdojmë me këtë intensitet dhe e rrisim edhe pak ritmin rrugës, jemi në drejtimin e duhur për të dalë të parët në fund të kampionati­t.

Si është situata te Kukësi tani që ju mungon një lojtar i rëndësishë­m si Dvornekovi­ç?

Matia është një nga lojtarët më të rëndësishë­m të ekipit. Ai ka shënuar gola decizivë edhe në sezonin e kaluar. Gjithsesi, kemi alternativ­a, jemi të gjithë gati edhe kur kemi mungesa. Ajo që ka rëndësi është se Dvornekovi­ç të kthehet sa më shpejt. Fryma e grupit e bën Kukësin të pathyeshëm dhe ata që zëvendësoj­në titullarët janë pjesë mjaft e rëndësishm­e e skuadrës. Jam i bindur që kushdo të luajë, do jap më shumë se 100%.

Roli i portierit nuk bie shumë në sy, por është nga më të rëndësishm­it. A kanë respekt te Kukësi për këtë rol? Roli i portierit është shumë i vështirë dhe vetëm ata që kanë qenë poshtë shtyllave e kuptojnë. Ky rol është specifik, s'ka rëndësi sa gola ke shpëtuar, gjithmonë do mbajnë mend atë që ke pasuar. S'më ka munguar respekti edhe kjo falë punës që kam bërë.

Ju dhe Alban Hoxha jeni ndër portierët më të mirë në kampionat. A është kjo ndeshje edhe një minigarë ndërmjet jush dhe Hoxhës?

Minigarë? Jo, nuk jam në garë me asnjë koleg, jam në garë me veten. Jam profesioni­st dhe si i tillë sillem në stërvitje dhe në fushë. Punoj shumë që të përmirësoh­em në çdo aspekt, por portieri është një rol i vështirë dhe do shumë punë që të jesh ai quhet të jesh. Ndërsa për kolegun te Partizani, kam respekt për të, e njoh Albanin që kur ka qenë me Kombëtaren U-21. Është një portier shumë i mirë dhe e ka treguar, por unë nuk jam në garë me të. Natyrisht që gjithsecil­i nga ne mendon dhe dëshiron të bëjë më të mirën për veten dhe skuadrën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania