Panorama Sport (Albania)

Josa: Nuk e dua Partizanin në stadiumin tonë

“Nuk varemi nga 2 lojtarë, radha jonë të favorizohe­mi”

- OLSI TUJANI

Iqetë, siç e karakteriz­on natyra e tij, por shumë i qartë për atë që duhet të bëjnë të tijtë në ndeshjen e radhës. Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, gjatë konferencë­s për shtyp përpara transfertë­s së radhës ka kujtuar për të gjithë se Flamurtari, në momentet që "është shtrënguar", ka arritur t'u hapë punë të gjitha skuadrave. Gjatë fjalës së tij, tekniku bardheblu ka snobuar sfidën e kësaj jave që do të zhvillohet në "Elbasan Arena", ndërkohë që ka deklaruar hapur arsyet pse nuk preferon që Partizani të luajë në "Selman Stërmasi". Sipas Josës, Tirana i ka mundësitë që të dalë me maksimumin nga Vlora, pasi sipas tij dëshira e lojtarëve për minuta është e madhe dhe tashmë është momenti që disa prej tyre ta tregojnë në fushë këtë gjë. "Për lojtarët, të cilëve do t'u jepet shansi për të luajtur, unë pres të japin maksimumin. Nuk më intereson nëse kanë luajtur shumë apo pak, por duhet të kenë gjendjen e tyre maksimale", ka deklaruar tekniku bardheblu në vigjilje të përballjes me Flamurtari­n, ku skuadra kryeqyteta­se do të ketë disa mungesa në formacioni­n bazë.

"Jemi në një situatë, e cila mund të quhet pozitive për skuadrën, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e tjera që janë zhvilluar dje =të dielën>, duke pasur parasysh qëllimet që kemi ne si skuadër dhe më e rëndësishm­ja është që ekipi të shkojë në Vlorë për tri pikët. Do të jetë shumë pozitive për ne që ndeshja të mbarojë me pozitivite­t të plotë. Gjithsesi, duhet të kemi parasysh që përpara kemi një skuadër, e cila ose më mirë të them një Vlorë, e cila në momente të caktuara ka bërë disa lëshime për sa i përket mënyrës se si ka luajtur. Tashmë ka ardhur momenti që në ndeshje të veçanta është shtrënguar shumë dhe ka treguar vlerat e saj të vërteta si skuadër. Ne presim një skuadër, e cila do të jetë e plotë, e motivuar për të arritur qëllimet e saj, si Vlorë. Duhet të themi që do të jetë ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi edhe ata kanë qëllimet e tyre dhe e kanë treguar së fundmi me të gjithë organizime­t që kanë bërë së fundmi si klub", është shprehur fillimisht tekniku i 24 herë kampionëve, që u ka lënë vend pyetjeve nga

gazetarët e pranishëm në konferencë­n e zhvilluar në stadiumin e vetëm të mbetur në kryeqytet.

Si është gjendja e futbollist­ëve, kryesisht Merveil dhe Muça(

Besoj se Muça nuk do të ketë ndonjë problem, por do ta shohim edhe në stërvitjen e fundit, sot =dje>. Dje =të dielën> nuk është stërvitur me grupin për probleme profilaksi­e dhe ka bërë stërvitje të veçantë, ku ka provuar këmbën në vrapime. Gjatë saj, nuk tregoi ndonjë problem që më shqetëson për këtë ndeshje. Megjithatë,

përsëri do të shihet gjithçka në stërvitjen e fundit që do të kryejmë sot =dje>. Edhe për lojtarin tjetër do të marr përgjigje sot =dje>, por aktivizimi i tij mund të jetë me ndonjë rrezik. Di që ne kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të plotësojnë vendin e Merveil. Unë, apo më mirë një skuadër nuk duhet të ketë varësi vetëm te një lojtar. Për mua do të jetë në fushë ai që do të jetë në gjendjen fizike më të mirë dhe t'i përgjigjet luftës së fortë që do të bëhet në Vlorë.

Meqenëse mungon Teqja, do t+i besoni Domgjonit

apo keni vendosur një plan tjetër (

Ju, me këto pyetje, po më kërkoni të deklaroj formacioni­n, por do ta them vetëm nesër =sot> përpara ndeshjes. Lojtarët që kam në stërvitje më janë përgjigjur maksimalis­ht. Te Tirana, edhe para se të vij unë, por edhe tani ka lojtarë që kërkojnë shansin për të luajtur, ndaj dua që cilitdo që do t'i jepet shansi për të luajtur, të plotësojë kërkesat e mia maksimalis­ht. I referohem ndeshjes së nesërme =sotme>, ndërkohë që për të ardhmen do të flasim.

A ka mundësi Tirana që të dalë me tri pikë nga Vlora, duke qenë se vjen me mungesa në mbrojtje dhe në mesfushë(

Tirana ka mundësi të dalë. Futbolli është i paparashik­ueshëm dhe nuk mund të themi që kemi tri mungesa, pasi jua thashë edhe një herë tjetër që kjo skuadër nuk varet nga dy apo tre lojtarë, pasi kartonët dhe dëmtimet janë pjesë e lojës. Ne do të mundohemi që të japim 100]. Nëse jep maksimumin, skuadra do të dalë me një rezultat shumë të kënaqshëm. Nëse nuk e bën këtë, do të bësh edhe gabime dhe janë gjëra të tjera "brenda në tavë".

Mungon Karabeci, ndërkohë që rikthehet Daja në mesfushë. A jeni i kënaqur nga Akua(

Unë desha ta përmend edhe më parë, pasi pritshmëri­të e mia për të mund të ishin edhe më të vogla, por, nga sa pashë në fushë, ai i plotësoi ato që unë prisja dhe pres që të përmirësoh­et ende. Mungesat do të ekzistojnë, vetëm puna është që të mos na bashkohen të gjithë në një moment.

Prisni një rezultat të

kënaqshëm për Tiranën në ndeshjen Kukësi- Partizani(

Nuk e mendoj fare ndeshjen Kukësi- Partizani. Jo sepse nuk kemi interes ne për atë sfidë, pasi edhe skuadrat e tjera pritën se çfarë do të bëhej në derbi. Pritet thyerja e njërës prej tyre, por është shumë herët që të flasësh për këto gjera, sepse kampionati është shumë i gjatë. Mua më intereson që skuadra, në ndeshjet në transfertë, të marrë pikët e plota sepse në momentin që një ekip merr pikët e plota në transfertë,

atëherë bëhet shumë e rrezikshme për vazhdimësi­në.

Skënderbeu po kalon një nga sezonet më të vështira këtë sezon, por Tirana, Kukësi e Partizani nuk po e kalojnë dot. 3farë u mungon(

Unë nuk mund të them që Skënderbeu po kalon diçka të tillë, sepse për të nuk mund të flas duke qenë se ka njerëz të tjerë që mund të flasin. Unë shoh që rivaliteti është rritur dhe si rezultat i shumë skuadrave që janë në ndjekje, duke përfshirë edhe Vllazninë që është pas nesh apo edhe Flamurtari­n, të cilit i

janë zbritur gjashtë pikë. Ju e keni parë se çfarë kanë bërë skuadrat si Flamurtari kur ka shkuar Skënderbeu të luajë në Vlorë, qoftë këtë vit, apo edhe vitin tjetër kur unë e drejtoja Skënderbeu­n. Nuk mund të rrish duke menduar se çfarë bëjnë skuadrat e tjera. Ne duhet të shohim rezultatet tona dhe sidomos kur luajmë me ekipet që kanë si pretendim qëndrimin në kategori, ndeshjet në transfertë duhet t'i marrim patjetër.

A ju shqetëson kalendari shumë i ngjeshur(

Është një gjë që është zbatuar çdo vit. Që të kesh një

kalendar shumë të ngjeshur, duhet të kesh një kontingjen­t shumë të mjaftueshë­m lojtarësh dhe këtu vë një pikëpyetje për skuadrën time. Në këto momente, ndodhi që të kemi lojtarë të dëmtuar dhe të pezulluar me kartonë, që janë gjëra të pashmangsh­me në futboll. Kur flitet për një skuadër shumë të kompletuar, atëherë duhet të shohësh se çfarë ke nga pas që mund të plotësojë. Prandaj, e përsërita që lojtarët, të cilëve do t'u jepet shansi për të luajtur, unë pres të japin maksimumin. Nuk më intereson nëse kanë luajtur

shumë apo pak, por duhet të kenë gjendjen e tyre maksimale. Sigurisht që diçka e tillë arrihet duke luajtur, por disa nuk e kanë pasur këtë mundësi. Ata duhet të më tregojnë mua, apo të gjithëve që janë aty dhe nuk e kanë ulur nivelin e lojës. Pastaj, nëse unë si trajner kam shumë zgjidhje, do të jetë shumë herë më mirë për mua të vendos se kush do të luajë. Është një problem shumë delikat për të cilin do të flas më mirë, kur të mbarojë faza.

A jeni dakord që Partizani të luajë në stadiumin

"Selman Stërmasi" ndeshjet si pritës(

Nuk është problemi im, por i klubit. Për mendimin tim, do të doja që në "Selman Stërmasi" të luajë vetëm skuadra ime. Për faktin se kemi një fushë shumë të ngarkuar dhe unë kërkoj që të jetë në gjendje të mirë, duke qenë se kërkoj që të ndërtoj një skuadër që e luan topin poshtë.

Vetëm për faktin e cilësisë së fushës, apo që të mos favorizoni një rival historik(

Unë e kam problemin vetëm te fusha. Problemet e tjera, nuk janë të miat.

 ??  ?? Moment nga ndeshja e fazës së parë mes Tiranës dhe Flamurtari­t, 3-0
Moment nga ndeshja e fazës së parë mes Tiranës dhe Flamurtari­t, 3-0
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania