Panorama Sport (Albania)

Gjyrezi: Kjo, Vllaznia më e mirë e 5 viteve të fundit

-

Drejtuesit e Vllaznisë janë shumë entuziastë pas barazimit të arritur ndaj kampionëve në fuqi. Në fakt, te kuqeblutë pika e marrë është festuar si një fitore, nisur edhe nga ecuria e mirë që po kalon skuadra e për më tepër që këtë e ka konfirmuar javë pas jave. Për administra­torinAstri­t Gjyrezi kuqeblutë janë në rrugën e duhur. Një gjë e tillë, sipas tij, është falë punës së përbashkët që po bëhet në këtë klub. Në bisedën për "Panorama Sport", administra­tori nuk ngurron të theksojë se kjo është Vllaznia më e mirë e pesë viteve të fundit. "Mund të them se jemi në rrugën e duhur. Barazimi ndaj një skuadre si Skënderbeu normalisht që na bëri të buzëqeshim dhe të jemi të gëzuar. Ka qenë një takim ku kërkonim të vijonim ecurinë e rezultatev­e pozitive. E kishim vlerësuar si një përballje të vështirë dhe e tillë doli, por një pikë ndaj kampionëve mund të quhet sukses. Kjo gjendje e deritanish­me është falë punës që po bëjnë stafi teknik dhe po ashtu përkushtim­i i të gjithë lojtarëve", ka thënë administra­tori. Besimi Gjyrezi e ka shprehur shumë herët besimin që ai ka te kjo skuadër, që sipas tij nuk duhet ta diskutojë mbijetesën. "Më bëhet qejfi që kjo skuadër po përligj ato që kam thënë kohë më parë. Kam qenë i bindur se kjo skuadër nuk do të diskutojë mbijetesën dhe kjo gjë deri tani po ndodh. Por, ajo që më ngroh se do të jetë edhe një e ardhme e mirë, është fakti se këtu po punohet, ka një seriozitet nga të gjithë në çdo aspekt. Ecuria pozitive e ekipit të parë po pasohet edhe nga grupmoshat. Statistika­t e kampionati­t aktual janë më të mirat e Vllaznisë në 5-6 vitet e fundit. Unë besoj se kemi mundësi për më tepër, prandaj besoj shumë te ky grup lojtarësh", shtoi Gjyrezi.

Hoxha Në fund, drejtuesi i Vllaznisë foli edhe për çështjen e mesfushori­t Ylli Hoxha, i cili, pas debatit që pati me trajnerin Armando Cungu katër ditë më parë, pritet të pezullohet nga ekipi. Ai nuk u grumbullua në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeu­t. "Për sa i përket çështjes 'Hoxha', ne do ta shikojmë dhe do të vendosim në bazë të rregullore­s që ka klubi për këto raste. Pra, do zbatojmë rregullore­n". Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania