Panorama Sport (Albania)

Ultrasit e Korabit: Donatorët janë larguar

"Deri kur të realizohen kërkesat tona, jemi në bojkot"

- ABDULLA DUSHKU

Tifogrupi i Korabit, "Arbërit", ka dalë me një vendim zyrtar për të bojkotuar ndeshjet e skuadrës dibrane deri në plotësimin e dy kushteve të tyre. Ata kërkojnë largimin e gjithë stafit drejtues të klubit si dhe gjithashtu largimin e futbollist­ëve të ardhur në verë nga skuadra e Laçit. Por, ajo që trondit edhe më shumë pozitat e klubit të Korabit është zbulimi që tifozët kanë bërë në lidhje me dy presidentë­t Rusi e Agolli, që duket se janë larguar nga sponsorizi­mi i ekipit.

Deklarata - "Mbështetja deri tani ka qenë e pafund me aq mundësi sa kemi pasur. Kemi sakrifikua­r aq shumë për atë emblemë, saqë kemi lënë mënjanë gjithë hallet tona duke u përpjekur të bëjmë maksimumin për të ngritur lart atë emër siç vetë ka emrin 'Korab'. Tani ndryshon gjithçka, baltoset, sakatohet, poshtërohe­t çdo vlerë e kësaj krahine.

Denoncojmë me forcë faqen zyrtare në 'Facebook' 'KF Korabi' për të gjitha lajmet e pavërteta që kanë spekuluar që nga fillimi i sezonit. Kërkojmë të na jepet shpjegim se pse dhe çfarë i shtyu presidentë­t

'amerikanë' Selim Rusi e Naim Agolli të largohen përfundimi­sht nga ekipi. Reagojmë dhe më ashpër për censurën që po u bën po kjo faqe tifozëve dibranë që kritikojnë ekipin që është drejt

greminës. Ju theksojmë dhe një herë se asnjë më shumë se ne nuk e do më shumë atë fanellë. E vërteta është që ne mendojmë se i gjithë problemi qëndron te drejtuesit dhe te disa lojtarë. Prandaj me një vendim unanim të të gjithë 'Arbërve' mbarë ku janë nëpër Shqipëri reagojmë me një bojkot kundër klubit të futbollit Korabi Peshkopi, në ngrirjen e plotë me stafin dhe drejtuesit e saj deri kur të plotësohen kushtet tona, që janë:

1- Stafi drejtues të largohet përfundimi­sht nga drejtimi i klubit.

2- Të ikë i gjithë Laçi. Deri kur këto kërkesa të jenë realizuar, ne nuk jemi të pranishëm në shkallët e stadiumit", lexohet në deklaratën e grupimit "Arbërit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania