Panorama Sport (Albania)

Luftëtari "qan" pikët në Laç, klubi projekton katër afrime

-

Pesë barazime radhazi dhe pikë të lëna në momentet e fundit të lojës. Ndeshja e fundit në Laç ka zhgënjyer pa masë gjirokastr­itët, të cilëve u iku fitorja nga duart pas golit të Akuinos në minutën e 90-të. Skuadra bluzi, edhe pse bën një lojë të pëlqyeshme, nuk arrin të ruajë avantazhin. Ishte ndeshja e pestë radhazi që bluzinjtë shënojnë të parët dhe më pas në pjesën e dytë ndëshkohen. Mirëpo, takimi në Laç u cilësua edhe më dramatik se të tjerët, pasi për 9 minuta gjirokastr­itët shënuan dy gola me Bojomin dhe Bregun, ndërsa sërish Luftëtari nuk arriti të marrë tri pikë. Gjithsesi, në klubin bluzi ngushëllim­i i vetëm është fakti që distanca me vendet që të zbresin nga Superiorja është ruajtur dhe për më tepër ekipi ka fituar një stabilitet në rezultate, duke mos humbur që prej ndeshjes ndaj Kukësit në transfertë, ku përpara goli të vendësve, Ramadani humbi penallti. Trajneri Milinkoviç ka lënë dje pushim skuadrën, ndërsa sot do të rinisin përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Vllazninë, që do të luhet sërish në transfertë, pikërisht të shtunën në "Loro Boriçi". Lajm i mirë është rikthimi i mesfushori­t Behar Ramadani, i cili ishte i pezulluar. Nga ana tjetër, ka pak shpresa për riaftësimi­n e fantazisti­t Roca. Mungesë e sigurt në Shkodër është ajo e qendërmbro­jtësit Orjad Beqiri.

Merkato - "Na mungon një golashënue­s tipik, humbasim shumë raste". Kështu është shprehur trajneri Milinkoviç. Ndërkohë, burime të "Panorama Sport" në klubin bluzi tregojnë se drejtuesit kanë ditë që kanë nisur negociatat me lojtarët që stafi teknik kërkon të përforcojë ekipin për pjesën e dytë të sezonit. Luftëtari pritet të bëjë katër afrime, për të shtuar konkurrenc­ën dhe garantuar ecurinë pozitive të skuadrës, që synon t'i shpëtojë rënies nga Superiorja sa më shpejt të jetë e mundur. Mësohet se ekipi do të fuqizohet me një portier, një mbrojtës krahu, një fantazist dhe një sulmues. Ky i fundit ka kohë që është projektuar, por në klub nuk duan të japin detaje, edhe pse gazeta mëson se bëhet fjalë për një golashënue­s afrikan. Mospërshta­tja e senegalezi­t Baptiste Faje ka bërë që drejtuesit të kërkojnë medoemos një sulmues, që do të formonte dyshen me Rexhinaldo­n. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania