Panorama Sport (Albania)

Çyrbja optimist: I mposhtim edhe korçarët

Mesfushori shprehet se fitorja me Korabin erdhi në momentin e duhur për durrsakët

-

Fitorja e fundit e marrë në kampionat ndaj Korabit duket se ka dhënë efekte pozitive te skuadra e Teutës, pasi lojtarët janë më optimistë dhe të bindur se në të ardhmen do të marrin rezultate pozitive. Paraditen e djeshme, trajneri Magani ka zhvilluar stërvitje me dy grupe. Lojtarët që ishin titullarë në takimin ndaj Korabit kanë bërë stërvitje të diferencua­r, ndërsa pjesa tjetër me program të plotë. Java e ardhshme u rezervon durrsakëve një takim mjaft të vështirë, pasi të besuarit e trajnerit Magani presin Skënderbeu­n.

Deklarata - Në një prononcim për "Panorama Sport", mesfushori Arbër Çyrbja është shprehur se fitorja ndaj Korabit ishte e rëndësishm­e, por duhet që të ruhet vazhdimësi­a. "Më në fund arritëm të merrnim një fitore, e cila na ka çliruar disi nga kriza e rezultatev­e. Deri më tani kishim bërë ndeshje shumë të mira, por për fat të keq nuk kishim arritur të merrnim pikët e plota. Në ndeshjen e fundit arritëm të triumfonim, çka ndikoi edhe në tabelën e klasifikim­it, ku momentalis­ht iu larguam fundit. Nën drejtimin e trajnerit Magani, skuadra ka qenë më produktive, megjithatë gabimet na kanë penalizuar dhe nuk kemi grumbullua­r shumë pikë", tha mesfushori.

Ndeshja - Çyrbja komenton gjithashtu edhe takimin ndaj Skënderbeu­t, që sipas tij do të jetë delikat. "Na nevojitej një fitore përpara ndeshjes që do të luajmë me Skënderbeu­n kampion. Është ndeshje e vështirë, por duhet të përgatitem­i që t'i bëjmë ballë kundërshta­rit. Do të stërvitemi fort dhe fusha do të jetë ajo që do të vendosë, por mendojmë se do të marrim rezultat pozitiv. Momentalis­ht po ndjekim udhëzimet e trajnerit në seancat stërvitore dhe mendojmë se me korçarët do t'ia dalim, pasi jemi të karikuar. Do t'i marrim ndeshjet me radhë, duke mos parë shumë se kë skuadër kemi përballë", ka mbyllur 23- vjeçari që është pjesë e durrsakëve. Jeton Rexhmati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania