Panorama Sport (Albania)

Strategji të gabuara dhe klube në krizë, ja çfarë ndodh me garën

-

Nga klube në krizë, te skuadra të pathyeshme. Surpriza dhe rezultate më se të parashikua­ra. Kampionati i Kategorisë së Parë i prodhon të gjitha dhe ka hyrë në një fazë shumë interesant­e. Në Grupin A, Kamza vazhdon t'i habisë të gjithë. Skuadra numëron 11 fitore në po kaq takime dhe duket se këtë sezon nuk do të ketë shumë garë për vendin e parë. Burime pranë klubit kanë bërë të ditur se kanë nisur të mendojnë që tani për Superioren. Përballë Besës në transfertë, kamzalinjt­ë zgjidhin gjithçka lehtësisht 2-0. Gjithashtu, drejtuesit kanë falur edhe sulmuesin Mario Morina që ishte i pezulluar. Besëlidhja duket se e ka kaluar ngërçin e rezultatev­e dhe numëron tri fitore radhazi. Lezhjanët mbeten të dytët, ndërsa takimi i fundit në Pukë ishte i lehtë për t'u kaluar. Nga ana tjetër, Tërbuni është i zhytur në vendin e fundit dhe situata është e pashpresë. Ekipi ka probleme të shumta duke nisur nga drejtimi e deri te loja që bën futbollist­i më i parëndësis­hëm. Mbijetesa në të Parën është synimi i skuadrës. Shënkolli nuk është më një surprizë kalimtare. Ekipi që po debuton në këtë kategori nuk po di të ndalet. Në gjashtë ndeshje në shtëpi, skuadra ka arritur pesë fitore dhe vetëm një humbje. Vendi i 5- të në renditje dhe një ekip që i hap probleme kujtdo. Në ndeshjen e fundit, skuadra e drejtuar nga Alert Alcani mundi Burrelin 1- 0. Një gol i shënuar nga Julian Malo dhe që u kontestua fort nga miqtë. Mamurrasi ia ka dalë të triumfojë në sfidën e mbijetesës përballë Ilirisë. Një gol në "frymën e fundit" i ka siguruar një 3pikësh shumë të rëndësishë­m skuadrës. Erzeni po përjeton një moment shumë të mirë me pesë fitore radhazi dhe vendi i tretë në klasifikim. Shijakasit e drejtuar nga Dorian Bubeqi po funksionoj­në më së miri. Në Grupin B kanë nisur të shtohen surprizat. Ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se në pesë takimet e këtij grupi, ka vetëm një fitore të skuadrave vendëse. Diçka e rrallë në këtë ligë ku të luash në shtëpi konsideroh­et ende si një "fitore e sigurt". Lushnja është zyrtarisht në krizë. Tri barazime radhazi për kryesuesit e grupit, ku e fundit përballë Turbinës në fushën e tyre ishte e pafalshme. Për atë sfidë, trajneri Bano lëshoi një lumë kritikash ndaj të tijve. Bylisi rihyn fuqishëm në lojë për vendin e parë. Pas problemeve të javëve të para, ballshiotë­t janë "hakmarrë" ndaj Tomorit duke fituar 2- 0 dhe tashmë janë vetëm gjashtë pikë larg verdhejesh­ilëve. Apolonia duket se do ta ketë shumë të vështirë të luftojë deri në fund për t'u bërë pjesë e elitës në fund të këtij kampionati. Ekipi që e nisi sezonin me një strategji të re duke aktivizuar lojtarë të rinj, deri tani nuk po funksionon. Të shtunën, fierakët u mundën në fushën e tyre nga Shkumbini. Elbasani, që teorikisht dhe zyrtarisht është blerë nga anglezët për një shumë rreth 1 milion euro, po përjeton një krizë të vërtetë. Kompania angleze ende nuk e ka marrë klubin nën administri­m, në një kohë që lojtarët bojkotuan stërvitjet dy ditët e fundit përpara sfidës me Dinamon. Verdheblut­ë u mundën në fushën e tyre nga Dinamo 3- 1. Ndërsa, lojtarët ende nuk i kanë marrë rrogat. Sopoti dhe Pogradeci prodhuan një sfidë të "çmendur" në Fushë-Krujë. Katër penallti, tre prej të cilave u realizuan dhe një super- Pogradec që barazon rezultatin edhe me dhjetë lojtarë, pavarësish­t disavantaz­hit të dy golave. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania