Panorama Sport (Albania)

'po%onia, %ojtarët (nën akuzë(

!utbo##istët kërkojnë fa#je pub#ike& 'uk do të ketë më takime të ti##a

- MIKEL MBRIÇAJ

Humbja e Apolo nisë ndaj Shkum binit ka sjellë një situatë delikate në kampin fierak. Drejtuesit e klubit kanë bërë përgjegjës futbollist­ët për këtë dështim, të cilët, sipas tyre, edhe pse kanë krijuar volum të konsiderue­shëm loje, nuk kanë arritur të shënojnë në portën kundërshta­re në rastet flagrante që kanë krijuar. Sipas tyre, nuk është hera e parë që lojtarët tregojnë eufori dhe luajnë pa pasur mobilizimi­n e motivimin e duhur e shpirt gare dhe nuk arrijnë të tregojnë vlerat reale të skuadrës. Analiza

Gjatë analizës së zhvilluar, për drejtuesit e klubit dhe të skuadrës kjo gjë nuk do të kalojë lehtë, por mund të ketë masa. Humbja me peqinasit në Fier e ka rënduar së tepërmi situatën në ekip, në një kohë që synimi është rikthimi në elitë. Megjithatë, drejtuesit janë të bindur se nuk ka vend për të rënë në pesimizëm, pasi kampionati është i gjatë dhe ata kërkojnë nga skuadra që të riparojë sa më shpejt mangësitë e vërejtura në ndeshjen e fundit dhe të qëndrojnë me këmbë në tokë, duke pasur më shumë impenjim, sakrificë e punë. Drejtuesit u kanë bërë thirrje lojtarëve që ta harrojnë sa më shpejt këtë humbje dhe ta përqendroj­në të gjithë vëmendjen e tyre te sfida e radhës që do ta luajnë në transfertë me Pogradecin, ku objektivi i vetëm të jetë fitorja. Lojtarët

Nga ana tjetër, mësohet se vetë futbollist­ët e Apolonisë kanë marrë mbi vete përgjegjës­inë e asaj humbje dhe, me anë të një deklarate publike, u kanë kërkuar falje drejtuesve të klubit dhe të skuadrës e mbi të gjitha tifozëve fierakë. "Nuk do të shohim asnjë ekip si inferior, por do t'i vlerësojmë si duhet ata dhe do të japim edhe shpirtin në fushë po të jetë nevoja duke vlerësuar maksimalis­ht fanellën e veshur dhe duke kërkuar me insistim rikthimin te rezultatet e suksesshme që në ndeshjen e radhës. Ju kërkojmë falje publike të gjithëve që kemi zhgënjyer me lojën dhe humbjen e pësuar në ndeshjen e kaluar", thuhet në deklaratën e lojtarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania