Panorama Sport (Albania)

Arri: !asani ishte ke" ekonomikis­ht, e ndihmo#a pasi m$u %ut &ja%a

Presidenti i Kamzës i kthen përgjigje ish-trajnerit të portierëve

-

Kamza nuk njeh limite dhe është skuadra më e mirë gjatë 10 viteve që drejtohet nga presidenti Naim Qarri. Pavarësish­t asaj çfarë ndodh në fushë, dy ditë më parë, kreu i klubit u akuzua nga ishtrajner­i i portierëve te skuadra kamzali, Dashnor Hasani, se ishte larguar nga detyra nga Qarri vetëm se ishte miku i presidenti­t të Shënkollit, Artan Djala. Reagimi

Në një reagim për gazetën, presidenti i Kamzës, Qarri, u shpreh: "Është e vërtetë që ish-trajneri Hasani ka ardhur nga miqësia ime me presidenti­n e Shënkollit, Artan Djala, i cili m'u lut gjatë verës që unë ta merrja në ekipin tim. ' Është në kushte jo të mira ekonomike dhe vetëm ti mund ta ndihmosh atë', më pati thënë atëherë Tan Djala. - Të jesh human, do të thotë të mbash një qëndrim njerëzor dhe fisnik, duke treguar dashuri dhe dhembshuri ndaj të gjithë njerëzve. Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemërgjerë­si, e cila i nxë të gjithë njerëzit që më rrethojnë. Puna ime qëndron se unë vij prej njerëzve që u njoh shqetësime­t e gëzimet e lumturinë, sepse jam një prej tyre. Duke qenë kështu, mundohem t'i shikoj gjërat pozitivish­t, mundohem që çdo ndihmesë që e bëj, të përçoj diçka pozitive, por jeta ka dhe gjëra jo të bukura, por unë nxjerr atë pjesën time më të mirë", shprehet fillimisht presidenti i Kamzës. "E kam marrë në ekip dhe e kam ndihmuar me sa mundesha, duke e paguar me rrogë, por ka marrë dhe bonuse ashtu si dhe lojtarët, duke mos e ndarë atë nga pjesëtarët e tjerë të ekipit, madje shumë herë i kam dhënë edhe paradhënie. Por, shkaku i largimit të tij nuk është aspak e vërtetë se e ka sjellë Artan Djala dhe pas ndeshjes me Shënkollin unë e kam larguar. Largimi i tij është si pasojë e një vazhde dhe disa vërejtjesh të paraqitjes me vonesë në seancat stërvitore, duke dhënë disa arsye banale si: 'jo se kapa dot autobusin', 'jo kisha disa probleme dhe prandaj erdha me vonesë', etj., etj., arsye. Ai dy-tri herë ka marrë vërejtje për këto vonesa dhe prandaj është marrë dhe vendimi i largimit të tij", sqaroi Qarri. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania