Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi Humels: Jam gjerman, por e urrej birrën

-

Është rikthyer në vendlindje­n e tij, Mynihun, shtëpinë e Oktoberfes­tit. Birra është një traditë e kulturës lokale, madje ka edhe një "biergarten" për tifozët e Bajernit në qendrën stërvitore "Saebener Strasse". Por kjo nuk e intrigon aspak një banor të veçantë. "Nuk më pëlqen birra. Nuk më pëlqen shija e saj. Do të doja shumë që të më pëlqente, por nuk është kështu. E kam provuar vetëm 15 herë në jetën time. Jam rritur me Oktoberfes­t, por nuk më ka pëlqyer kurrë. Nëse dal ndonjë natë, shkoj vetëm për të darkuar. Mund të pi vetëm ndonjë xhin tonik dhe asgjë më tepër. Pi shumë ujë, kështu që nuk do më shihni kurrë të dehur. Shumicën e kohës, Mynihu është një qytet i qetë dhe mund të dalësh në qendër pa u shqetësuar fare. Vetëm gjatë Oktoberfes­tit është katastrofë, por normalisht gjithçka është e qetë", tregon në një rrëfim të veçantë për "DailyMail" Mats Humels. Kjo bisedë lind pasi bie fjala te rasti i dehjes së Runit gjatë grumbullim­it të fundit me Anglinë. Qendërmbro­jtësi tregon se ai ishte shumë pranë të qenit shok skuadre me kapitenin e Mançester Junajtid: "Nuk më pëlqen gjithë ky presion që i është bërë. E di gjithë historinë. Unë mund të luaj në Gjermani, por jam shumë i interesuar për atë që ndodh në Angli. Ai është një lojtar që ka luajtur 12 vite në nivele të larta me klubin dhe 10 apo më tepër me kombëtaren. Nuk mund të jesh gjithnjë në top formë". "Djajtë" e kërkuan 27-vjeçarin me Mojesin në 2013 dhe, një vit më vonë, me Van Galin. "Po, isha shumë pranë Mançesteri­t. Kemi biseduar disa herë gjatë viteve të fundit dhe gjërat ishin shumë serioze. Kisha oferta nga klubet angleze dhe një prej tri gjigantëve të Spanjës. Por nuk ishin aq serioze sa ofertat nga Van Gali. Por tani kam firmosur për 5 vite me Bajernin dhe do të jetë e vështirë në moshën 28 vjeç që jam sot, të luaj një ditë në Angli. Klop? Ai thyen syzet gjatë festës në Liverpul. E ka bërë edhe më parë në Dortmund. I tillë është, emocional. Nuk qetësohet as në stërvitje. Pa të, ne nuk do kishim pasur kurrë sukses te Dortmundi. Unë nuk bëj tifo për ndonjë skuadër të veçantë në Angli, por tani bëj për të. Dua që ai njeri të fitojë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania