Panorama Sport (Albania)

Krenaria e Simeones: len më shumë se pi ët

"Një ditë do rikthehem tek nteri dhe kjo nuk përbën lajm"

-

Grupi D i Ligës së Kampionëve i ka dhënë verdiktet për dy skuadrat që do të kualifikoh­en për në raundin e ardhshëm, por Bajern-Atletiko është gjithmonë një ndeshje emocionues­e dhe spektakola­re. I këtij mendimi është edhe trajneri i Atletikos, Diego Simeone, i cili në konferencë­n për shtyp ka thënë se ka ndeshje kur krenaria vlen më shumë sesa pikët. Argjentina­si i thuri elozhe Bajernit dhe i votoi gjermanët si një nga ekipet kandidatë për të fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa nuk harroi të fliste edhe për të ardhmen e tij. Sipas tij, Interi është ëndrra e madhe dhe një ditë do të bëhet shumë shpejt realitet.

Rivaliteti - "Ka gjithmonë rivalitet mes skuadrave gjermane dhe atyre spanjolle. Sigurisht që ne spanjollët kemi qenë më të fortë, por Bajernit i është dashur të përballet me skuadra shumë të forta. Kur kam thënë se gjermanët janë të fortë e kam pasur fjalën për kombëtaren. Ata kanë pasur vazhdimësi dhe kanë arritur rezultate pozitive".

Pep dhe Ançeloti - "Bajerni mbetet gjithmonë një skuadër e madhe dhe e fortë. Luan me module të ndryshme dhe ka alternativ­a të mira. Nuk di të them nëse është ky ekip më i fortë sesa ai i Guardiolës, por kjo gjë do të vërtetohet nga kupat që do të fitojnë. Vetëm trofetë mund të ndihmojnë për të bërë diferencën. Unë jam i sigurt se Bajerni është një nga ekipet që do të luftojë deri në fund për

të fituar Ligën e Kampioneve".

Motivimi - "Pavarësish­t faktit se është një ndeshje që nuk përcakton asgjë nga objektivat e sezonit, lojtarët e mi duhet të bëjnë maksimumin, sepse ka shumë ndeshje ku krenaria vlen më shumë sesa pikët. Kjo është njëra prej tyre.

Duhet ta fitojmë për të treguar se e kemi merituar vendin e parë. Unë kam thënë gjithmonë që më e mira do të vijë në të ardhmen dhe tani gjendemi në këtë situatë prej faktit që kemi punuar shumë".

Shorti

- "Në fakt, nuk e kisha menduar që do të arrinim në vend të parë, 1 javë përpara fundit të ndeshjeve të fazës së grupeve. Kjo është ajo për të cilën keni punuar, por nuk kemi arritur asgjë. Ishte thjesht një objektiv i sezonit. Jam i përqendrua­r maksimalis­ht te ndeshja e sotme dhe duhet patjetër të fitojmë. E kemi studiuar mirë Bajernin dhe e dimë mënyrën se si do të luajmë. Sfidat ndaj tyre janë të forta, por edhe shumë të bukura. Ançeloti i ka ndryshuar shumë dhe nuk mendoj që po kalojnë ndonjë krizë. Ekipit i duhet pak kohë për t'u përshtatur me trajnerin e ri".

Interi - "E ardhmja ime është shumë e qartë dhe nuk dua të flas shumë për të. Nuk është çudi, por as lajm që një ditë do të stërvit skuadrën e Interit. Im bir dhe të gjithë familjarët e mi e kanë të drejtën të flasin mbi të ardhmen time".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania