Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Uli Hënes i bëri formacioni­n Karlo Ançelotit

Presidenti e këshilloi që të luante me Mylerin në qendër

-

Erdhi momenti që Karlo Ançelotit t'i bëjnë formacioni­n edhe te Bajerni. Trajneri italian ka dëshmuar vetë që si në kohën te Milani, Çelsi, PSGja dhe Reali, presidentë­t ndërhynin në anën taktike dhe në formacion. Ai ka pohuar se presidenti më aktiv për të ndërhyrë në formacion ka qenë presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni. Ndërkohë, revista gjermane "Kicker" ka zbuluar se para ndeshjes kundër Maincit, Ançeloti ka pasur një bisedë me kreun e Bajernit, Uli Hënes. & '# ' ( ) * )

Hënes, leksione Karlos

Për herë të parë këtë sezon, Karlo Ançeloti ndryshon sistemin nga 43-3 në 4-2-3-1. Duhej të merrte presidencë­n Uli Hënes që të vinte ky ndryshim. Sipas "Kicker", ndryshimi taktik erdhi për arsye që të shkëlqente­Tomas

Myler. Uli Hënes e këshilloi Ançelotin që Tomas Myler të merrte rol në qendër dhe jo të luante si sulmues krahu në të djathtë. Për t'i realizuar dëshirën presidenti­t, Ançeloti i beson sistemit ofensiv 4-2-3-1, me të cilin Bajerni ka korrur suksese të mëdha si me Jup Hajnkes dhe Pep Guardiolën. Kjo taktikë ka bërë diferencën më shumë në kohën e strategut gjerman Jup Hajnkes. Në sezonet 2011-2012 dhe 2012-2013, Hajnkes luajti me këtë taktikë në 67 ndeshje, ndërsa në tri vite me Guardiolën, Bajerni luajti 21 herë me 4-2-3-1 dhe 45 herë me 41-4-1. Fituesit e skemës 4-2-3-1 ishin Roben, Levandovsk­i dhe Myler. Ndryshimin e skemës e përshëndet­ën të gjithë lojtarët, të cilët u ndien shumë herë më mirë në krahasim me 4-3-3. Teksa Bajerni fitoi 3-1 në Mainc, tregon qartë që këshilla e Uli Hënesit ka qenë e drejtë dhe me vend. Ndryshe nga klubet e tjera, Ançeloti ka te Bajerni specialist­ë të futbollit si Hënes dhe Rumenige.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania