Panorama Sport (Albania)

Enrike befason: S'më plas fare për këtë ndeshje

Mesi do jetë titullar prej rivaliteti­t me Ronaldon

-

Luis Enrike nuk i ka kushtuar aspak rëndësi ndeshjes së sotme kundër Mynshengla­dbahut, duke theksuar se fatet e grupit tashmë janë vendosur. "Nuk më plas fare për këtë përballje. S'ka fare rëndësi për mua. Do bëj rrotacion me titullarët dhe do aktivizoj disa prej atyre që nuk kanë pasur hapësirat e duhura. Ne jemi kualifikua­r tashmë, ndaj s'kemi ndonjë objektiv për të arritur në këtë përballje", tha trajneri i Barcelonës. I pyetur nëse ekipi do zbresë në fushë për fitore apo jo, ai theksoi: - "Fakti që nuk ka rëndësi për mua, nuk do të thotë që ne do e humbasim. Sigurisht që do luajmë për fitore, pasi do ishte motivuese pas barazimit me Realin. Të gjithë ata që do zbresin në fushë do japin maksimumin e tyre. Fakti që unë njoftova se do bëj rrotacion, nuk nënkupton se do dobësohemi, pasi kemi një organikë të shkëlqyer". Ai konfirmoi se Lionel Mesi do jetë në fushë që nga minuta e parë: - "Po, Leo do luajë titullar". Në fakt, arsyeja e aktivizimi­t të yllit argjentina­s lidhet me synimin e tij për të përmirësua­r shifrën e golave në Champions, për shkak të rivaliteti­t që ka me Kristiano Ronaldon. Portugezi është në kuotën e 95 golave në këtë kompeticio­n, ndërsa "Pleshti" është i dyti me tre gola më pak. Ndaj gjermanëve ai do mbështetet nga Suarez dhe Alkaser që do kenë si detyrë kryesore për ta furnizuar me mundësi shënimi. Deri tani, Mesi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës nëntë herë në këto pesë përballje të zhvilluara në grup. "Jam i kënaqur për harmoninë që ka brenda ekipit dhe kjo më mbush me besim që do realizojmë një edicion të suksesshëm. Jemi në garë për t'i fituar të tria kompeticio­net. Sigurisht që është një objektiv i vështirë, por jo i pamundur për ne. Me lojën që kemi prodhuar deri tani, nuk kam dyshime që mposhtim çdo rival", përfundoi deklaratën e tij Luis Enrike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania