Panorama Sport (Albania)

Alonso “flirton” me Mercedesin

Pro transferim­it të asturianit te kampionët edhe presidenti i Formula 1, Berni Ekleston

- OLGERT SERANI

Fernando Alonso ësh të zgjedhja e parë e Mercedes pas lamtumirës së kampionit të botës, Niko Rosberg. Sipas gazetës spanjolle "AS", palët kanë bërë takimin e parë në mbrëmjen Gala të Federatës Botërore të Automobili­zmit të organizuar në Vjenë, pikërisht ditën kur Rosberg njoftoi tërheqjen e tij nga Formula 1. Niki Lauda është sponsori i parë i ish-pilotit të Ferrarit, por edhe drejtuesit e skuderisë gjermane e cilësojnë asturianin si zgjedhjen më të mirë për të qenë partner me Luis Hamilton. Kampion i dyfishtë i botës kërkon me çdo kusht të fitojë titullin e tretë në karrierë përpara se të vendosë të tërhiqet nga F1-i dhe Mercedesi është pa dyshim stacioni ideal për ta bërë realitet objektivin e tij. Vetëm pak muaj më parë, drejtori sportiv i kampionëve të botës për konstrukto­rë, Toto Uolf, kishte shfaqur hapur interesimi­n për Alonson, duke thënë se spanjolli do të ishte kandidati i parë nëse Rosberg nuk do të rinovonte kontratën. "Fernando është një nga pilotët më të mirë në histori. E admiroj karakterin e tij, por prioriteti ynë tani për tani është Niko, - pat thënë Uolf për "El Mundo". - Në qoftë se Rosberg nuk dëshiron të rinovojë, atëherë ne do të marrim në konsiderat­ë opsione të tjera, si për shembull Fernandon. Mosha e Alonsos nuk është një problem. Shpejtësia dhe motivimi i tij janë prezente". Gjithashtu edhe presidenti i Formula 1, Berni

Ekleston, bën tifo për transferim­in e Alonsos në Shtutgart. I menjëhersh­ëm ka qenë edhe qëndrimi i McLaren-it nëpërmjet drejtorit të ri ekzekutiv Zak Braun: "Ne kemi një kontratë me Fernandon dhe është i lumtur që do të qëndrojë me ne, - tha ai për 'Sky Sports'. - Pa dyshim ai dëshiron të fitojë si ne, por skenari i largimit të tij nuk më shqetëson aspak".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania