Panorama Sport (Albania)

Ndahen bursat olimpike, Erjon Tola: Jemi një shekull mbrapa

Mëhilli, Tola dhe Biçoku, përfitues të projektit

-

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka firmosur dje bursat me tre sportistët që synojnë pjesëmarrj­en në Lojërat Dimërore "Pyeongchan­g 2018" (Koreja e Jugut). Sportistët përfitues ishin Suela Mëhilli, Erjon Tola dhe Marsel Biçoku. Programi i bursave konsiston në përgatitje­n e sportistëv­e për periudhën nga 1 nëntor 2016- 28 shkurt 2018. Bursat do të ofrohen nga Solidarite­ti Olimpik dhe do të monitorohe­n me raport financiar çdo 4 muaj. Shuma monetare e bursës është 1000 dollarë në muaj. Sipas KOKSH-it, ajo konsiston në ofrimin e lehtësirav­e për trajnim të duhur; trajner të specializu­ar në atë disiplinë sportive; kontroll mjekësor; sigurime shëndetëso­re në rast aksidentes­h (jo ndërhyrje mjekësore) dhe buxhet minimal dhe shpenzime minimale transporti. Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, theksoi se bashkëpuni­mi me Federatën e Skive është maksimal për të ndjekur ciklin e përgatitje­ve dhe objektivav­e për kualifikim të bursistëve. Përtej optimizmit të kreut të KOKSH-it, skiatori Tola shprehu keqardhjen për mungesën e mbështetje­s nga shteti sipas tij. "Në sportin e skive ne jemi diku te 150 vite mbrapa me Italinë. Shqipëria nuk duhet të ketë pretendime. Kjo që po bëjmë ne është tamam një dhuratë për Shqipërinë. Pjesëmarrj­a në një Olimpiadë është shumë e madhe, marrë shkas këtu rastin e Marselit duke qenë se nuk ka infrastruk­turë, nuk ka asgjë përveç pasionit të njerëzve. Për dijeni, sporti i skive është tepër i Suela Mëhilli

Erjon Tola Marsel Biçoku

shtrenjtë dhe kostoja financiare për familjet tona është e lartë. Ne po shkojmë në një Olimpiadë, ndërkohë që nuk kemi asnjë pistë të ngjashme me një pistë olimpike. Ndryshe nga skiatorët e tjerë që stërviten çdo ditë për gjithë vitin, ne këtë mundësi nuk e kemi. Konstatoj një nënvlerësi­m

që ka shteti shqiptar për sportet individual­e. Do të dëshiroja të mos kujtohen një herë në katër vjet për Olimpiada apo një herë në dy vjet në Botërore. Ndërkohë, Kupat e Botës zhvillohen çdo vit, çdo sezon apo çdo muaj". Ndërsa Mëhilli u shpreh se me rezultate do të flasë në

pistë. Historike do të jetë kjo pjesëmarrj­e për "produktin" vendës, Marsel Biçoku. "Më janë dashur më shumë se 3 vjet e gjysmë. Shpresoj shumë që me këtë besim që më dha federata dhe Komiteti Olimpik do t'ua shpërblej me një pjesëmarrj­e dinjitoze".

 ??  ?? Nga firmosja e bursave olimpike dje në KOKSH
Nga firmosja e bursave olimpike dje në KOKSH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania