Panorama Sport (Albania)

Rasëll Uestbruk është i magjishëm

-

Rasëll Uestbruk vjen nga tjetër planet. Basketboll­isti 28-vjeçar udhëhoqi Oklahoma Sitin në suksesin e pestë radhazi e të 13-in në total 10192 shtëpi kundër Nju Orlins. Ylli i "Thunder" ka regjistrua­r në ndeshjen e pestë radhazi tripletë dyshifrore. Respektivi­sht kundër Nju Orlins realizoi 28 pikë, 17 topa në tabelë dhe 12 asiste. Për Uestbruk, kjo ishte tripleta e dhjetë sezonale dyshifrore dhe e 47-ta në karrierë. Deri tani, vetëm 3 basketboll­istë kanë arritur një bilanc të tillë në pesë takime radhazi Majkëll Xhordan (7 në sezonin 1988-1989), Okcar Robertson (7 në sezonin 1961-1962) dhe mbajtësi i rekordit në NBA Çemberlein (9 tripleta dyshifrore në sezonin 19671968). Pavarësish­t ecurisë fenomenale në këtë fillim të sezonit të rregullt të NBA-së, Uestbruk tregohet modest, duke e ndarë këtë performanc­ë me shokët e skuadrës. "Unë dua që njerëzit të vazhdojnë ta dinë që unë luaj me shokët e mi të skuadrës dhe fitoret tona janë rezultat i grupit". Elozhe në drejtim të Uestbruk vijnë edhe nga shoku i skuadrës, turku Enes Kanter. "Për mua është aktualisht lojtari më i mirë në NBA. Është një kënaqësi ta shohësh atë kur luan basketboll". Me superlativ­a ka folur edhe lojtari tjetër i Sitit, Andre Roberson. "Është një kafshë e vërtetë në parket, jep gjithmonë më të mirën", u shpreh djaloshi nga Nju Meksiko, i cili realizoi 13 pikë në ditëlindje­n e tij të 25-të. Ndërkohë Pelikans pësojnë humbjen e 14-të sezonale. Për Nju Orlins nuk ishin të mjaftueshm­e 37 pikët dhe 15 topat në tabelë të Entoni Devis. Pas gjashtë transferta­ve radhazi, rikthimi në shtëpi ka qenë i hidhur për Los Anxhelos Klipers. Në "Staples Center", të zotët e shtëpisë u mposhtën nga Indiana Peisers 111-102. DETROIT-ORLANDO 92- 98 OKLAHOMA -NJU ORLINS 101- 92 NIKS-SAKRAMENTO 106- 98 KLIPERS-INDIANA 102-111

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania