Panorama Sport (Albania)

Bajern-Atletiko, Ançeloti bën rrotacion

"Prisni rrotacion, ja kush ma ndryshoi skemën në Mainc"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Bajerni i Mynihut do të mbyllë fazën në grupe të Championsi­t kundër Atletikos në "Allianz- Arena". Shihet më shumë si duel prestigji dhe hakmarrje nga bavarezët, pasi vendin e parë nuk ua marrin dot spanjollëv­e. Gjatë konferencë­s për shtyp, trajneri Ançeloti flet për taktikën, rëndësinë e sfidës, mungesat, Lahmin dhe formacioni­n.

Lahm dhe Boateng rrezikojnë të mungojnë në 1 ! "- at nëse ndëshkohen me karton. % farë masa keni marrë '

Lahm do të jetë në fushë, ndërsa Boatengu do mungojë pasi kishte probleme muskulore në sup.

Cilat janë armët më të forta të Atletikos '

Janë shumë kompakt si ekip. Nuk dorëzohen kurrë dhe, për më tepër, janë të fortë fizikisht dhe taktikisht.

, u pëlqeu reaksioni i skuadrës në Mainc '

Luajtëm mirë. Patëm intensitet të lartë në sulm, në lojën vertikale dhe në ofensivë ishin shumë të lëvizshëm. Dua të shoh reaksionin e tyre edhe në ndeshjen ndaj Atletikos. Pas dy fitoreve radhazi në Bundesligë duam të reflektojm­ë edhe në Champions.

Mos ndoshta pësimi i golave është një problem i mesfushës '

Bazuar statistika­ve, nuk kemi pësuar shumë gola. Kemi mbrojtjen më të mirë në Bundesligë. Nuk besoj se pësimi i golave ka të bëjë me sistemin apo mesfushën. Kemi bërë edhe gabime individual­e. Po stërvitemi për të përmirësua­r markimin fizik.

Lojtarët përshëndet­ën ndryshimin e sistemit. Nga erdhi kjo iniciativë '

Ishte një vendim i stafit tim. Nuk fola më përpara me lojtarët për këtë temë. Por, natyrisht, e kemi provuar gjatë stërvitjes. Skuadra ime ka kualitetin të luajë sisteme të ndryshme. Me sistemin 4- 2- \ - 1 avancojmë më shpejt, ndërsa me 4- \ - \ bëhet fjalë për

më shumë zotërim topi.

, u shqetëson fakti që nuk arritët të ishit të parët në grup '

Për fat të keq nuk ia arritëm. Por, kundër Atletikos duam të demonstroj­më sërish kualitetin e plotë të skuadrës. Është normale që, gjatë fazës në grupe, të mos tregosh nivelin maksimal. Jam i bindur që, gjatë finaleve të mëdha, do të dalin në pah kualitetet e Bajernit. Në këto finale do të shihni Bajernin tim më të mirë.

Cila është më e rëndësishm­e, ndeshja kundër

Atletikos, apo ajo e Bundesligë­s '

Do bëj rrotacion ndaj Atletikos. Duam të luajmë me ritëm dhe shpejtësi të lartë. Për të arritur këtë, na duhen lojtarë të freskët dhe në formë.

Si ka mundësi që ekipet spanjolle kanë qenë kaq të suksesshme vitet e fundit në Europë '

Vështirë të gjendet receta. Skuadrat e tyre kanë kualitete të larta dhe kanë gjetur balancat e duhura në Europë. Edhe këtë vit po avancojnë, por kam përshtypje­n do të jetë momentale.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania