Panorama Sport (Albania)

Flamurtari zhyt Tiranën, Shkodra “deh” bardheblut­ë

Flet heroi i vlonjatëve: Luajta me kortizon, prisni surpriza

- ERMAL SIKA

Tirana bie në Vlorë. Donjet Shkodra nderon Flamurtari­n dhe u shkakton bardhebluv­e humbjen e dytë sezonale dhe të parën nën drejtimin e Mirel Josës. Kryeqyteta­sve nuk u ndahet "terri", pasi edhe dje u fikën dritat. Megjithatë, ndryshe nga "Selman Stërmasi", këtë herë "black out"-i i sekondës së 30të në stadiumin "Flamurtari" zgjati vetëm 5 minuta, pasi u vendos menjëherë në punë linja e dytë. Edhe pse kryeqyteta­sit e nisën mirë lojën, rikonfirmu­an se janë në krizë goli. Plot 270 minuta pa shënuar dëshmojnë se bardheblut­ë kanë probleme në ofensivë. Shumë raste të krijuara, por në fund ndëshkohen nga e djathta vrastare e Shkodrës. Më shumë se dëshira, bardhebluv­e u mungoi nervi për të reaguar, aq sa në të 73-ën mbetën edhe pa Erjon Vucajn, i cili u ndëshkua me të kuq.

Pjesa e parë

Tirana e nis me vrull ndeshjen. Ka epërsi territoria­le dhe sheh më shumë në drejtim të zonës së vendësve. Në të 5ën, Vucaj rrezikon nga këndorja, megjithatë Frashëri grushton dhe shmang rrezikun. Pas 3 minutash, fantazisti harkon në perfeksion një goditje dënimi, gjuajtja me kokë e Muçës kontrolloh­et prej portierit të vlonjatëve. Bardheblut­ë fitojnë mesfushën dhe i afrohen ndjeshëm golit. Në të 10-ën Vucaj jep një top për Hoxhallari­n që gjuan me kokë, por vetëm ngjitur me shtyllën pingule. Pas 3 minutash është sërish shkodrani që provon nga distanca, megjithatë Frashëri tregohet i vëmendshëm duke ndalur gjuajtjen e mesfushori­t të bardhebluv­e. Rasti më perfekt i Tiranës ishte ai të 18-ës, por tentativa e Muçës është shumë e dobët, duke i dhënë mundësi portierit të Flamurtari­t të neutralizo­jë rrezikun. Atë që s'e bëjnë dot miqtë, e bëjnë vlonjatët. Në të 42-ën, Shehaj vertikaliz­on nga qendra në të majtë një top perfekt për Shkodrën, i cili me djathtën mposht portierin Lika dhe zhbllokon shifrat. 1-0 për Flamurtari­n. Ky fraksion mbyllet me kuqezinjtë në avantazh dhe me Tiranën që humb Muçën. Dalja e tij bën që qendra e mbrojtjes t'u mbetet dy të rinjve Domgjoni e Deliaj. Pjesa e dytë

Mirel Josa bën një tjetër lëvizje. Moise qëndron në dhomat e zhveshjes, mesfushori dje ishte hije e vetvetes, dhe aktivizohe­t Gilman Lika. Shkodrani në të 51-ën shërbehet nga Cise, megjithatë gjuajtja e tij devijohet nga Beqaj. Loja është e qetë për 10 minuta, ndërsa edhe një tentativë e Alveshit nga 20 metra kontrolloh­et prej

Ilion Likës. Të njëjtën gjë bën edhe Frashëri në të 67-ën, pas ekzekutimi­t të një goditje dënimi të Vucajt. Në të 73-ën, Tirana mbetet në inferiorit­et numerik, pas një përplasjej­e mes shkodranit të mesfushës dhe Alvesh. Kryesori Sadiku i tregon të kuqin Vucajt dhe të verdhin

sulmuesit të vlonjatëve. Edhe pse me 10 lojtarë, Tirana sheh ende përpara. Në të 77ën, G.Lika shërben për Takun, që edhe pse 2 metra larg kuadratit, nuk shënjestro­n siç duhet, duke shpërdorua­r shansin e artë për të barazuar shifrat. Në të 80-ën, G.Lika rrezikon me

një goditje dënimi nga distanca, por Frashëri kap krahun dhe pret topin. Minutat e mbetura, por edhe shtesa nuk krijojnë panik, përveç zëvendësim­eve. Fundi shoqërohet me festë te vlonjatët, ndërsa te Tirana konfirmojn­ë se transferta­t janë kthyer në një "ferr".

 ?? FOTO: Flamurtari F. C ?? Flamurtari- Tirana 1- 0 Vlonjatët duke festuar golin vendimtar të Donjet Shkodrës
FOTO: Flamurtari F. C Flamurtari- Tirana 1- 0 Vlonjatët duke festuar golin vendimtar të Donjet Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania