Panorama Sport (Albania)

Arbitri Hala: Në Itali më dhunuan, FSHF më injoroi

"U testova, niveli i vëzhguesve në Shqipëri lë për të dëshiruar"

- VLADIMIR MEMA

Diskrimini­mi dhe dhuna në futbol lin italian ndaj gjyqtarëve shqiptarë është kthyer tashmë në "modë". Para pak ditësh, pre e kësaj dhune ra gjyqtari shqiptar Eriseld Nazeraj, në një ndeshje të futbollit amator. Mirëpo, para disa vitesh në të njëjtën situatë ka qenë edhe një tjetër gjyqtar shqiptar, Shpëtim Hala, i cili, pikërisht pas dhunës, diskrimini­mit dhe kërcënimev­e me jetë, u detyrua të lërë gjithçka në Itali dhe të rikthehej në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ishgjyqtar­i Hala rrëfen diskrimini­min që i është bërë në Itali, por ajo që i vjen më shumë keq ka të bëjë edhe me diskrimini­min që po i bëhet në Shqipëri.

Hala, si u ndiet kur një tjetër koleg juaji ra pre e dhunës në futbollin italian?

Sinqerisht, jam ndier shumë keq dhe m'u kujtua situata që përjetova vetë para disa vitesh. Në futbollin italian ka shumë racizëm ndaj shqiptarëv­e, nuk e kuptoj.

Pse ky racizëm ndaj shqiptarëv­e?

Nuk e di, por janë shumë ekipe që i paragjykoj­në gjyqtarët e huaj dhe për më tepër shqiptarë. Është një racizëm i pakuptimtë dhe shkon deri aty sa të rrezikojnë

edhe jetën. Madje, edhe vëzhguesit bëhen palë me ekipet respektive, si e si për të dëmtuar gjyqtarët e huaj, ku përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët.

Ka raste të tjera në dijeninë tuaj të këtij diskrimini­mi?

Sa të duash ka, por një pjesë e mirë e gjyqtarëve nuk dëshirojnë që të ngrenë zërin, sepse mund t'u prishet karriera. Sepse në qoftë se largohet nga Italia, vështirë se do të gjejë hapësira në Shqipëri.

Ju u rikthyet në Shqipëri

pas racizmit ndaj jush, pse nuk qëndruat?

Në fakt, kam qenë në mëdyshje nëse do rikthehesh­a sërish apo jo. Mua m'u dha e drejta për të vazhduar gjykimin në Itali, por dhashë përfundimi­sht dorëheqjen. Nuk u ktheva më, pasi doja një jetë në vendin tim, sërish në gjykim, por ishte e pamundur.

Pse e pamundur?

E pamundur pasi ndjeva të njëjtin diskrimini­m si në Itali. U ndjeva si i huaj në vendin tim. Kur u ktheva në Shqipëri kisha dëshirë të vazhdoja të

merresha me këtë punë edhe këtu, por nuk m'u dha mundësia.

Donit të arbitronit në vendin tonë?

Jo, jo. Unë e kuptoj se jam në një moshë disi të madhe dhe nuk pretendoja një gjë të tillë. Doja të vazhdoja si vëzhgues në kampionati­t shqiptar, por nuk u bë gjë. Dhe, më vjen shumë keq për këtë gjë, sepse doja të jepja eksperienc­ën modeste timen edhe në futbollin shqiptar.

Aplikuat ju pranë FSHFsë për një gjë të tillë?

Sigurisht, madje kam qenë edhe në një seminar për vëzhguesit, kam bërë edhe testimin, por sërish nuk më pranuan. Jam diskriminu­ar në këtë aspekt dhe më vjen keq që po ndodh në Shqipëri. Këtu nuk po flas vetëm për veten, sepse tani i jam rikthyer profesioni­t të dikurshëm si gazetar, po ja si rasti im ishte edhe i këtij djalit që u dhunua në Itali. Nëse ai rikthehet në Shqipëri, a do i gjejë dyert e hapura? Dyshoj shumë.

Dakord, por mos ndoshta nuk jeni në nivelin e kërkuar për të qenë vëzhgues i FSHFsë...

Ju lutem, mos bëni shaka. Niveli i vëzhguesve në Shqipëri lë për të dëshiruar, sepse i kam parë edhe në seminarin ku kam marrë pjesë. Nuk po them se unë erdha nga Italia edhe duhet domosdoshm­ërisht

që të punoj edhe këtu, por pse të mos na krijohet mundësia të integrohem­i. Në fund të fundit, edhe unë ia dedikova jetën sportit të gjykimit, ndonëse tani i kam hyrë një tjetër rruge.

Megjithatë, nëse mund të "hapen dyert" mund të filloni sërish në këtë profesion edhe pse kanë kaluar tri vite?

Kurrë mos thuaj kurrë, edhe pse e shoh disi të pamundur në fakt. Sinqerisht, nuk di se çfarë përgjigjej­e të jap.

Më keq u ndiet nga diskrimini­mi në Itali apo tani në Shqipëri?

Kur je në vend të huaj, në njëfarë mënyre edhe e pranon që nuk do trajtohesh njëlloj me të tjerët, sado që mundohemi të themi se shqiptarët janë integruar në botë. Mirëpo, të vjen keq kur ndien të njëjtën gjë edhe në vendin tënd.

 ??  ?? Shpëtim Hala
Shpëtim Hala

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania