Panorama Sport (Albania)

Premio luksi, ja kontratat e yjeve të Europës

Udhëtime, bileta dhe pagesa për të respektuar rregullat

-

Edhe pse në Spanjë një gjykatës ka kërkuar ndalimin e publikimit të të dhënave të kontratave nga bashkëpuni­mi i mediave që tashmë njihet gjerësisht si "Football Leaks", sot ka vazhduar shpërndarj­a e të dhënave për lojtarë të ndryshëm. Revista "Mediapart" ka bërë një përmbledhj­e të klauzolave më të çmendura në kontratat e futbollist­ëve, ku, përveç asaj të bërë të njohur për Balotelin, ka edhe të tjera shumë interesant­e si ato të Nejmarit, i cili kërkon para për autografet që u jepen fëmijëve apo Van Der Vart që nuk duhet të veshë këpucë të kuqe. Lexoni në vazhdim disa nga klauzolat më absurde:

Hugo Loris - Portieri i Totenhemit përfiton 7 mijë paund për çdo ndeshje që luan si titullar me klubin e tij, ndërsa përfiton 3500 paund për secilën ndeshje që klubi barazon apo humb.

Tiago Silva - Mbrojtësi i PSG-së, kur vendosi të transferoh­ej nga Milani, nënshkroi një kontratë, e cila parashikon që rroga e tij prej 8 milionë eurosh të mos pësonte ndryshime edhe nëse rriteshin taksat. Klubi e rimburson për qiranë e shtëpisë deri në 12 mijë euro në muaj, i paguan 8 udhëtime vajtje-ardhje në Rio në klasin "Biznes" për të dhe familjen e tij në çdo vit, i garanton 5 bileta VIP "Star Club" në stadium për çdo ndeshje. Përveç kësaj, i janë paguar edhe taksat që ai nuk kishte shlyer në Itali, rreth 2.5 milionë euro, apo edhe diferencën prej 140 mijë dollarësh që "Nike" i paguante më pak në vit meqë PSG cilësohej asokohe një klub i nivelit më të ulët se Milani.

Matija Nastasiç - Sipas kontratës që mbrojtësi ka firmosur me Shalken në vitin 2015, ai duhet të veshë këpucë të markës "ADIDAS". Gjithsesi, klubi i ka parashikua­r atij në kontratë që, nëse provon se "për arsye mjekësore" nuk mund të veshë "ADIDAS", do t'i lejohen këpucë të markave të tjera.

Tomas Vermalen - Integrimi është shumë i rëndësishë­m, ndaj Barcelona ka përfshirë në klauzolat e kontratës me futbollist­in belg edhe atë të mësimit të gjuhës katalanase, duke i vënë në dispozicio­n një mësues. Ndërkaq, ai do të paguhej 100 mijë euro në vit thjesht "për të drejtën që i ka dhënë stafit teknik për aktivizimi­n në çfarëdo roli në fushë, apo edhe mosaktiviz­imin".

Rafel Van Der Vart - Mesfushori holandez ka një klauzolë shumë të veçantë në kontratën e tij me Betis, që me

shumë mundësi e kanë edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës. Atij i lejohet të veshë çdo lloj këpuce, por ata nuk duhet të përmbajnë në asnjë mënyrë ngjyrën e kuqe, pasi janë ngjyrat e klubit rival, Sevilja. Gjithashtu, 1% e vlerës së kontratës së tij do të derdhet në arkat e shoqatës së ishlojtarë­ve të klubit.

Xin Xu - Kush është ky? Kinezi i panjohur, aktualisht 22 vjeç, është transferua­r për 4.3 milionë euro nga akademia e Atletiko Madrid te Guangzhu Evergrande Taobao FC në janar 2016. Sipas "Transferma­rkt", atëherë

vlera e tij ishte 150 mijë euro.

Lukas Silva - Futbollist­i brazilian nuk u bë asnjëherë yll te Reali, ku paguhet 6500 euro në muaj, por përfiton 1 apo 2 milionë euro në fund të vitit. Gjithsesi, lojtari, i cili është lënë pushim pasi iu zbulua një problem në zemër në fillimin e këtij viti, ka një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh. Vërtet të vlejë sa dyfishi i Nejmar?

Ezekuiel Laveci - Argjentina­si është një prej lojtarëve më të paguar në botë, pasi iu bashkua Hebei Fortune në Kinë. Kontrata e tij parashikon pagesën e 56.7 milionë eurove në 23 muaj, pasi ai u transferua në shkurt në Kinë. Për t'i siguruar që nuk ishte mashtrim, Laveci kërkoi parapagimi­n e shumës prej 20 milionë dollarësh që më 16 mars. Nëse nuk do të paguhej deri atëherë, kontrata do të cilësohej e prishur, por ai mund të kërkonte 20 milionë dollarë dëmshpërbl­im.

Serxhio Aguero - Atletiko Madrid vazhdon dhe fiton të ardhura nga shitja e Agueros te Mançester Siti. Spanjollët përfitojnë 250 mijë euro sa herë Aguero arrin kuotën e 15 golave në sezon, si dhe 25 ndeshjeve të luajtura.

Mario Baloteli - Sulmuesi do të përfitonte 1 milion paund në fund të çdo sezoni te Liverpuli nëse "nuk përjashtoh­ej më shumë se tri herë për sjellje të dhunshme në fushë, nëse nuk zihej me lojtarë apo persona të tjerë, apo nëse nuk përdorte gjuhë apo gjeste abuzive".

Nejmar - Futbollist­i ka një kontratë të veçantë me kompaninë "Panini" që prodhon figura. Ai duhet të firmosë 600 të tilla dhe për këtë do të përfitojë 50 mijë dollarë. E njëjta shifër i jepet edhe Kristiano Ronaldos, që do të thotë se futbollist­ët përfitojnë 87 dollarë për firmë. Spanjolli Ksavi ka përfituar 40 mijë dollarë, ndërsa Majkëll Laudrup, për albumin e legjendave ka përfituar 12 mijë dollarë.

Lerri Kajode - Ju kujtohet sulmuesi i Austrisë së Vjenës, i cili këtë verë i shënoi dy gola Kukësit? Kontrata e tij me austriakët është shumë e veçantë. Për shembull, parashikoh­et që po mori ushqim në dhomë, gjobitet me 50 euro. Largimi nga faza stërvitore sjell një gjobë prej 2500 eurosh, apo përdorimi i celularit pa leje vlen 100 euro. Nëse nuk respekton orarin e gjumit, i ulet 15% e rrogës, ndërsa 30% nëse shfaqet i dehur në publik apo stërvitje.

Roberto Firmino - Kur nënshkroi me Liverpulin në vitin 2015, mesfushori­t brazilian iu vendos një klauzolë largimi prej 98 milionë eurosh, për çdo klub "që nuk është Arsenali".

Kur futbollist­i irakian iu bashkua Gallatasar­ajit, atij iu desh të firmoste një kontratë ku në klauzolë kishte

parashikua­r që të mos tentonte të bindte shokët e skuadrës së tij në radhët e klubit turk, që t'i bashkohesh­in një skuadre tjetër.

Daniel Ager - Mbrojtësi danez iu bashkua Brondbit në vitin 2014, duke u larguar nga Liverpuli. Mes klauzolave në kontratë, ai siguroi që reklama e kompanisë së tij të shfaqej në çdo ndeshje në shtëpi të Brondbit në tabelat elektronik­e për 27 sekonda.

Tibo Kurtua - Portieri kishte një nga klauzolat më të çuditshme në qarkullim kur u huazua nga Çelsi tek Atletiko Madrid. Spanjollët duhej të paguanin sa herë që ai luante në takime zyrtare kundër anglezëve. Gjithçka u bë realitet në Ligën e Kampioneve të sezonit 2013- 2014, kur në gjysmëfina­le Atletiko Madrid u vu përballë Çelsit dhe për të aktivizuar belgun, duhej të paguante 6 milionë euro në total për dy ndeshjet. U desh ndërhyrja e UEFA- s që kjo klauzolë të cilësohej e pavlefshme dhe Kurtua të luante duke ndihmuar Atletiko Madrid të shkonte në finale.

Fabio Kapelo - Trajneri italian kërkoi 75 mijë dollarë për të marrë pjesë në tri ndeshje bamirësie të organizuar nga Lionel Mesi, ndërsa i garantohes­hin udhëtimi në "Biznes" i tij dhe një shoqëruesi, si dhe akomodimi në hotel me 5 yje. Një nga ndeshjet u anulua dhe Kapelo në fund pranoi vetëm 50 mijë dollarë për një nga takimet, ku thuhet se acaroi ndjeshëm Mesin, pasi nuk lejoi që vëllezërit e tij, Matias e Rodrigo të uleshin në pankinë.

 ??  ??
 ??  ?? Formacioni i lojtarëve që u janë zbuluar kontratat
Formacioni i lojtarëve që u janë zbuluar kontratat
 ??  ?? Kontrata e Fabio Kapelos
Kontrata e Fabio Kapelos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania