Panorama Sport (Albania)

"Jam në shërbim të ekipit, s'merrem me arbitrat"

-

Ylber Ramadani ishte ndër më të mirët në fushë në barazimin 0-0 mes Partizanit dhe Kukësit. Në një prononcim për "Supersport" pas takimit mesfushori i të kuqve tha: "Besoj se të gjithë e kanë parë që bëmë një ndeshje të mirë dhe meritonim më shumë. Në konferencë­n para ndeshjes theksova se duhet të bënim presion lart e të shënonim shpejt. Goli i anuluar m'u duk i dyshimtë, megjithatë nuk më takon mua të gjykoj. Nuk merrem me këto punë, pasi i takojnë tjetërkujt. Goditja e portës kundërshta­re? Është e vërtetë që duhet të provoj ta godas më tepër portën, por mendoj se në fillim duhet t'i vë në funksion shokët e mi e pastaj të godas për vete".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania