Panorama Sport (Albania)

Starova: Irritimi ndaj arbitrave, i ligjshëm

-

Një pikë e marrë ndaj një rivali të drejtpërdr­ejtë në garën për titull, siç është Kukësi, nuk është pritur mirë nga trajneri i të kuqve, Sulejman Starova. "Nuk desha ta filloj nga gjyqtarët, do t'i lë për në fund, por irritimi është i ligjshëm. Edhe kur jemi të irrituar, mendjen e kemi në vend për të dhënë udhëzimet, të vjen keq për lojtarët që krijojnë volum, shpenzojnë energji ndaj një kundërshta­ri direkt. Irritimi është real, sepse po gabojmë para portës, ne thjesht duhet të futim topin në rrjetë. Pastaj duke shkuar te gjyqtari, që sot na penalizuan. Imagjinoni si do të ishte me golin e 1-0 që në fillim, nuk do të kishim të bënim me këtë lojë ku Kukësi u mbrojt për thuajse 90 minuta, do të shihnim një sfidë tjetër", tha trajneri për "SuperSport". Sipas teknikut, skuadra e tij e ka dominuar takimin, edhe pse skuadra e tij ka humbur raste të pastra për shënim. "Unë mbaj mend vetëm rastin e Ekubanit, i vetëm para portës, më del para syve. Ndërsa vendimet e gjyqtarëve ishin të pafalshme. Unë edhe sot i përgëzoj lojtarët, pasi dhanë çfarë kishin, gabimet pranohen. Pasurimi është temë tjetër, skuadra ka forca të tjera në vazhdim, janë Fejzullahu e Mazrekaj që do të vijnë dhe do të jenë të gatshëm", u shpreh tekniku, i cili pati edhe një thumbim për korçarët. "Skënderbeu do të vazhdojë të lërë pikë, Kukësi gjithashtu, edhe ne ka mundësi, pasi duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm që ka kampionat të fortë. Diferencat nuk janë drastike sa të thuash që unë e kam të sigurt që do të fitoj qoftë në transfertë apo në shtëpi", ka përfunduar Starova.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania