Panorama Sport (Albania)

"Para 10 ditësh isha dështak, FSHF-ja me dy standarde"

-

Sinan Idrizi ka mbetur i kënaqur nga fitorja. Në një konferencë për mediat pas ndeshjes, administra­tori ka shigjetuar sërish ata që kanë abuzuar me fondet e Flamurtari­t. Edhe pse nuk ka folur me emra konkretë, "kambanat" binin për ish- kryetarin e bashkisë, Shpëtim Gjika. "Faleminder­it futbollist­ëve dhe tifozëve. Sot ( dje) u respektua fanella. Nuk duhet ta kalojmë në hiperbolë ardhjen e një autobusi. Flamurtari është një legjendë. Dhe kësaj legjende, me mua ose pa mua, duhet që t'i dalin të gjithë zotë. Kur flas për të gjithë, nuk e kam për hipokritët e ' Facebook'ut, apo abuzuesit e fondeve të Flamurtari­t, por për qytetarët korrektë të këtij qyteti që nuk e kanë këtë fanellë pjesë të fushatave të tyre elektorale. Nuk e kanë këtë fanellë pjesë të shout të tyre, pjesë të pasurimit të tyre. Flamurtari nuk është i Sinanit, por i vlonjatëve. Nuk barazohet ekipi i Flamurtari­t me një autobus", u shpreh Idrizi. Sakaq, për "Supersport"it ai tha: "Deri para 10-15 ditëve isha një dështak, sot po flasim ndryshe. Sot ( dje) ishte një fitore e radhës, asgjë më tepër. Me pikët që na janë hequr, patjetër që do të ishim pretendent­ë. Kam respekt të madh për të gjithë 'ish'ët, si për Vucajn edhe për Muzakën. Pas ndeshjes, thjesht i kam qetësuar dhe jam përpjekur t'u them të jenë më të qetë. FSHF- ja me dy standarde? Çifligari ka vendosur të flasë para dhe pas Erës së Re. Federata vazhdon të veprojë me dy standarde dhe është dashakeqe ndaj njerëzve që ndërmarrin nisma kapitalist­e të drejta. Kam thënë që duhet të rrimë me këmbë në tokë, por toka qëndron në ajër. Realisht nuk e di kush jam, pasi për të tretin vit radhazi paratë e mia kanë qenë të bllokuara në llogaritë e klubit. Në këto kushte është e vështirë të investosh. Privatizim­i? Po presim ende Godonë. Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet këtë javë, por thuhet se do të privatizoh­et vetëm stema, jo asetet. Pra unë nuk mund të investoj në stadium apo te të rinjtë dhe kjo më pengon", u shpreh pas ndeshjes për "Supersport" administra­tori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania