Panorama Sport (Albania)

Shishe Vucajt, gurë dhe stola mes tifozëve

-

* Vucaj u kontestua shumë nga tifozët vlonjatë gjatë daljes nga fusha, ku gjërat u ndezën edhe më shumë me sjelljen antisporti­ve të lojtarit. Kjo solli që afër tunelit ai të goditej me shishe nga tifozët, madje edhe duke u ofenduar me ta.

* Pas ndeshjes ka pasur përplasje mes tifozëve. Tifozët e Flamurtari­t kanë goditur me gurë miqtë, ndërsa tifozët e Tiranës kanë shkulur disa stola dhe i kanë hedhur në drejtim të vlonjatëve. Nuk ka pasur të lënduar, pasi policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

* Lojtarët e Flamurtari­t, Zeqiri dhe Telushi, që munguan në këtë ndeshje, e kanë parë takimin nga tribuna. Ata ishin të shoqëruar nga ish-lojtari ArbërAbila­liaj, i cili nuk ngurroi të bënte edhe një batutë gjatë takimit: "Mirë që kemi Zekon që na sjell në stadium ndonjëherë".

* Në tribunën VIP, ndeshja e djeshme është ndjekur nga administra­tori Idrizi si dhe presidenti i Tiranës, Halili. Së bashku me ta ishte edhe deputeti Shpëtim Idrizi. Pas ndeshjes, Halili u largua i mërzitur nga stadiumi.

* Kishte interes të madh të tifozëve. Hyrja e lirë bëri të vetën në fakt. Nga Tirana kishin udhëtuar afro 300, të cilët për 90 minuta mbështetën bardheblut­ë, ndërsa nuk mungonin as vlonjatët, të cilët në fund festuan bashkë me ekipin.

* Mezani planifikon të largojë Shehajn në të 36-ën, për shkak dëmtimi, duke i bërë vend Fazliut. Por sulmuesi, i kthyer në mesfushor për këtë sfidë, pas disa minutash trajtim anës fushës kthehet përsëri në lojë. * Elis Bakaj dhe Erando Karabeci në tribunë. Kapiteni mungoi dje prej të kuqit, ndërsa ish-mesfushori i Tiranës ka udhëtuar drejt Vlorës për të ndjekur ndeshjen.

* Probleme për Muçën. Fakti që u aktivizua i dëmtuar i kushtoi rëndë mbrojtësit. Me largimin e tij nga fusha, shiriti i kalon Ilion Likës.

* Në të 53-ën Cise dhe Kuqi në një dyluftim përplasen kokë me kokë. Lojtari vlonjat përfundon në spital me katër të qepura...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania