Panorama Sport (Albania)

Frashëri pyet Bulkun: Kush donte të të largonte nga Tirana?

Diskutim "live", ish- kapiteni: Ika sepse ishte momenti

-

Nëse para dy sezonesh i shihnim të dy në fushë, duke mbrojtur ngjyrat e Tiranës, dje zhvilluan një diskutim "live" në televizion. Ervin Bulku i ka bërë një "skaner" Stivi Frashërit, i cili dje doli fitimtar përballë ishskuadrë­s. "Mendoj se Frashëri duhet të përmirësoh­et në aspektin psikologji­k. Deri më tani ka treguar se është i zoti në skuadrat e vogla, ndërsa me të mëdhatë ka probleme. Problemet i ka në kokën e tij, pasi në aspektin sportiv është shumë i talentuar si portier", tha fillimisht ish-kapiteni i bardhebluv­e, në një kohë që në "Supersport" ishte Stivi Frashëri në lidhje direkte. "Faleminder­it për kritikat. Të respektoj shumë. Nuk besoj se është çështje psikologji­ke. Unë ndiej pak presion vetëm tek ekipet problemati­ke që kanë probleme brenda vetes", tha korçari. Pyetjes nëse ishte kjo një fitore me shije hakmarrjej­e, gardiani i Flamurtari­t e mohon, ndërsa shprehimis­ht thotë: "Ndaj Tiranës nuk është hakmarrje, pasi ata kanë rrugën e tyre dhe unë rrugën time. Portierët edhe gabojnë, por më pas mësojnë nga gabimet dhe vjen momenti që bëhen dhe shpëtimtar­ë me pritjet e tyre". Në këtë moment ndërhyn Bulku që thotë: "Nuk ka pse të jetë hakmarrje, as në sensin sportiv". Në atë moment flet sërish Frashëri që i drejtohet pikërisht Bulkut: "Ervin, por të përgjigjem me një pyetje. Kush donte të të largonte nga Tirana dhe pse e le futbollin?". Përgjigjja e ish-kapitenit ishte e shpejtë dhe e prerë. "E lashë futbollin pasi të gjithëve u vjen një moment që duhet të thonë 'mjaft'. Më mirë ta lësh, sesa të të thotë dikush që të largohesh. Por, mua nuk më largon askush nga Tirana sepse ajo është shtëpia ime", përmbylli ish-kapiteni bardheblu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania