Panorama Sport (Albania)

“Humbëm me 2 goditje, shpërdorua­m”

-

Trajneri i Tiranës ka deklaruar se skuadra e tij ka bërë mirë në pjesën e prapavijës, mirëpo ka shpërdorua­r shumë në vijën e sulmit. Në deklaratën e dhënë për "TVSH", tekniku është shprehur se pret lojtarë të përqendrua­r kur dalin përpara portës kundërshta­re. Humbja - "Ishte vetëm një ndeshje. Mua më erdhi keq për mënyrën se si e pësuam, duke qenë se Flamurtari erdhi vetëm dy herë në portën tonë. Në të parën, në një moment disekuilib­ri për ne dhe ata shënuan gol. Në të dytën, na rrezikuan me Alvesh. Ne kishim rastet tona në pjesën e parë, por edhe kur ishim me 10 veta, kishim mundësi me anë të Takut. Ajo që ne duhet të bëjmë, është që të jemi shumë herë më të vendosur përpara portës. Kur dalim përpara portës së kundërshta­rit, duhet të shkojmë me vendosmëri­në për të shënuar dhe jo sa për të kaluar radhën". Ndeshja - "Jam i kënaqur me lojtarët që luajtën për herë të parë, Domgjoni dhe Deliaj. Më vjen keq që, në momentin më të mirë tonin, ne mbetëm me dhjetë. Pastaj hoqëm një mbrojtës dhe sakrifikua­m për të aktivizuar një forcë në sulm, pasi problemi ishte që të mos humbnim ekuilibrat duke qenë se rezultati ishte vetëm 1-0". Goleadori - "Jam shumë dakord që mungon goleadori, por ne edhe pa këta lojtarë, me vetëm Cisenë duhet të bëjmë maksimumin. Moise na nxori probleme. Rendimenti i tij nuk ishte ai që duhej, duke parë që humbi topin në pasime shumë të thjeshta dhe gaboi në shumë raste. Në pjesën e parë, dolëm disa herë në pozicion goditës me Likën, Muçën dhe Hoxhallari­n".

Muzaka dhe Lika - "Unë mendoj se është për zgjedhje teknike. Nuk mund të them që nuk janë për 90 minuta, por do të shohim në vazhdimësi. Gilmani, nuk luajti 90' po 45'". Mungesat - "Domgjonin e futa me shumë besim dhe e justifikoi komplet besimin. Unë them që edhe Deliaj, megjithëse është mesfushor, bëri detyrën siç duhet. Ishte vetëm ndeshja e parë sivjet për të. Për alarm nuk mund të flas, pasi kemi akoma kampionat dhe do mundohemi që t'i mbyllim ndeshjet me këta lojtarë që kemi dhe, më pas, të shohim se çfarë mund të bëjmë", ka deklaruar për TVSH.

Nervozizmi - Ndërkohë, për "SuperSport", trajneri ka shpjeguar edhe rastin e mesfushori­t Erjon Vucaj. "Jam dakord, por Tirana ngulmoi e krijoi raste, por kaq nuk mjafton, s'mund të justifikoh­emi dhe duhet të shënojmë", ka deklaruar Josa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania