Panorama Sport (Albania)

Bangal jep "asist": Nuk i dua golat, le të shënojë... Moçka

-

Sfida me Skënderbeu­n është afër dhe lojtarët e Teutës po përgatiten për të qenë të gatshëm për këtë ndeshje që është shumë e vështirë dhe e rëndësishm­e njëkohësis­ht. Trajneri peqinas i skuadrës, Gugash Magani, ka zhvilluar stërvitjen dje në mesditë dhe, më pas, një pjesë e ekipit i është drejtuar pishinës nën mbikëqyrje­n e mjekut të klubit Rexha, i cili u jep edhe ushtrime në ujë. Kjo pritet me shumë interesim edhe nga sportdashë­sit durrsakë dhe ka marrë edhe vlerësimet maksimale nga i gjithë klubi dhe stafi teknik që po punon shumë me ekipin. Mungesa e vetme për trajnerin Magani mund të jetë Bruno Dita, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duket në formë dhe gati të sfidojë kampionët. Këtë e shprehin edhe Borshi e Bangal, të cilët janë optimistë për një paraqitje dinjitoze dhe, mbi të gjitha, të dalin me pikë nga ky takim, edhe pse e dinë vështirësi­në e kësaj përballje. Borshi

"Ndeshja me Skënderbeu­n është vlerësuar nga të gjithë ne si skuadër. Po stërvitemi dhe nuk duam të gabojmë përsëri. Korçarët kanë ekipin më të kompletuar, kanë individë që bëjnë diferencën në çdo moment, por ne jemi të përgatitur për të dalë me sukses nga stadiumi ynë. Nuk bëjmë deklarata euforike, por po stërvitemi që të bëjmë më të mirën tonë në atë ndeshje, me kokën ulur, me shumë stërvitje, angazhim dhe duke zbatuar ato çfarë thotë trajneri. I kemi të gjitha mundësitë t'ia dalim në këtë sfidë", është shprehur shkodrani i mbrojtjes së durrsakëve, Ergi Borshi.

Bangal

Ndërsa sulmuesi Bangal shprehet se kjo përballje duhet interpretu­ar siç duhet. Më tej, ai shton se, pavarësish­t dëshirës për të shënuar, për të nuk ka asnjë problem edhe sikur të realizojë portieri Moçka, mjafton që ekipi të fitojë. "Parashikoj një ndeshje shumë të vështirë dhe të luftuar. Pavarësish­t dëshirës që kam për të shënuar, unë do të isha më i lumtur nëse ekipi do të merrte tri pikë. Le të shënojë cilido lojtar, qoftë edhe Moçka, do të lumturohes­ha shumë. Duhet që të gjithë të luajmë siç duhet dhe të bëjmë atë që trajneri na udhëzon. Nëse duam t'ia dalim me ekipin e Skënderbeu­t, që me informacio­net që kam është ndër më të fortit e kampionati­t, duhet përqendrim maksimal. Gjithsesi, ne si skuadër i kemi të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin në këtë përballje", përfundon Bangal prononcimi­n e tij. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania