Panorama Sport (Albania)

Mungojnë dy titullarë, probleme me dëmtimet

-

Te Vllaznia, mungesat nga takimi në takim janë kthyer në modë. Për sfidën me Luftëtarin, tekniku Armando Cungu nuk do të ketë për arsye të plotësimit të numrit tre të kartonëve të verdhë dy nga lojtarët kryesorë të tij. Në këtë sfidë do të mungojnë mbrojtësi Ditmar Bicaj dhe mesfushori Ardit Krymi. Dhe, sikur të mos mjaftojnë këta, edhe dy lojtarë të tjerë janë në dyshim. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Olsi Gocaj, dhe mesfushori Arlind Kalaja vazhdojnë terapinë për të kaluar dëmtimet e tyre. Gocaj u dëmtua në takimin me Skënderbeu­n, ndërsa Kalaja ka qenë i dëmtuar dhe ka munguar edhe në përballjen me korçarët. Që të dy lojtarë tepër të rëndësishë­m. Do të pritet deri të shtunën për ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania