Panorama Sport (Albania)

Analiza, ka elozhe dhe këshilla

-

Ekipi i Vllaznisë që dje i është kthyer punës për takimin e radhës me Luftëtarin. Para nisjes së kësaj stërvitje të parë, tekniku Armando Cungu dhe stafi i tij kanë zhvilluar si zakonisht një analizë për sfidën e luajtur me Skënderbeu­n, por edhe më tepër për takimin e së shtunës që do të kenë në stadiumin "Loro Boriçi" ndaj Luftëtarit. Nga sa mësohet, në këtë analizë të zakonshme, tekniku Cungu ka vlerësuar ekipin për lojën e zhvilluar me korçarët. Pjesa dërrmuese e analizës mësohet se është fokusuar te rëndësia që ka takimi me Luftëtarin dhe tek ajo që ekipi duhet të paraqesë në këtë sfidë. Tekniku ka kërkuar një impenjim maksimal dhe që skuadra të mos ketë asnjë shenjë nënvlerësi­mi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania