Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu do goditje të trefishtë

Presidenti Takaj kërkon të marrë në Korçë mesfushori­n e Luftëtarit, Dejvi Bregu

- LLAZI SARO

Pas paraqitjev­e të dobëta në dy ndeshjet e fundit, në Korçë është rikthyer sërish pesimizmi. Klubi bardhekuq ka nisur të mendojë që tani për merkaton e janarit dhe këtë herë ajo mendohet të jetë më e aktive se asnjëherë më parë. Burime të besueshme të "Panorama Sport" pas klubit të kuq bëjnë me dije se drejtuesit kanë projektuar edhe disa nga afrimet që do synojnë në merkato. Reparti që nuk po bind më shumë nga të gjithë është pikërisht ai i avancuar ku sulmuesit nuk po arrijnë dot të finalizojë aksionet. Një gjë të tillë e përmendi si problem edhe presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj në intervistë­n e dhënë një ditë më parë ku gjithashtu bëri me dije përforcime­t në sulm janë më se të domosdoshm­e për ekipin. Por nuk do të ketë afrime vetëm në sulm nga bardhekuqt­ë në këtë merkato. Të gjithë drejtuesit e ekipit janë impenjuar me punën e merkatos edhe pse faza e dytë nuk ka mbaruar ende. Gjithsesi në tavolinën e Takajt janë emrat e parë që janë gati për të hyrë në tratativa.

Alternativ­a - Sigurisht që jugu i Shqipërisë është një nga më të preferuari­t për momentin nga ekipi i Skënderbeu­t për të përforcuar ekipin në dritaren e janarit. Bardhekuqt­ë duket se i kanë pikasur tashmë objektivat e tyre në këtë merkato dhe do të kërkojnë menjëherë pas hapjes së dritares së transferim­eve të hyjnë në tratativa me klubet që disponojnë kartonin e lojtarëve që kanë spikatur deri më tani me formën e tyre. Superiorja është territor ku korçarët kanë synimet e tyre. Pikërisht në Vlorë dhe Gjirokastë­r drejtuesit e Skënderbeu­t duket se kanë pikasur lojtarët e duhur që mund të rikthejnë Skënderbeu­n drejt marshimit. Dy janë futbollist­ët që Skënderbeu

ka si synim të marrë nga skuadra e Flamurtari­t. Bëhet fjalë për Donjet Shkodrën dhe Danilo Alveshin. Mesfushori kosovar shihet nga drejtuesit e Skënderbeu­t si lojtari i duhur për të marrë frenat e mesfushës së bashku me Lilajn pas largimit të kapitenit Bledi Shkëmbi. Ndërsa nga ana tjetër Danilo Alvesh është një dashuri e vjetër e presidenti­t Takaj që në kohën kur ishte e hapur merkatoja e verës, madje ishte fare pranë kalimit te Skënderbeu, por mungoi akordi pas problemeve të lojtarit me klubin vlonjat.

Bregu - Nëse këta dy lojtarë shihen si përforcues­it e duhur të Skënderbeu­t për mesfushën dhe sulmin, një tjetër element që po shkëlqen në këto dy fazat e para është pikërisht mesfushori i krahut të Luftëtarit, Dejvi Bregu. Mesfushori i gjirokastr­itëve po kalon një moment të mirë dhe është duke lënë shenjë në ekipin e Luftëtarit. Për këtë arsye vlonjati ka tërhequr vëmendjen e Takajt që e dëshiron me çdo kusht në Korçë, te Skënderbeu, pas problemeve që ky ekip po

kalon me krahun e djathtë të mesfushës ku nuk po arrin të gjejë lojtarin e duhur për të vendosur në këtë krah. Prandaj po kërkohet me kaq ngulm afrimi i Bregut në Korçë. Pa dyshim që këta janë vetëm tre lojtarët e parë që klubi po shqyrton si mundësi për të qenë pjesë e ekipit pas janarit, por në tavolinën e punës së presidenti­t Takaj ka edhe futbollist­ë të tjerë që po shihen me kujdes nga drejtuesit e merkatos bardhekuqe, por që për momentin nuk bëhen me dije emrat e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania