Panorama Sport (Albania)

Boniface, gati të federohet në janar

-

Presidenti i Trepçës '89, Abedin Zeka, ka konfirmuar largimin e sulmuesit Boniface, nga skuadra mitrovicas­e. Ai ka deklaruar se afrikani nuk është më pjesë e Trepçës, sepse s'ka arritur të përshtatet mirë. "Boniface është larguar nga '89. Ai nuk ka arritur të përshtatet me skuadrën dhe e kemi kthyer", ka deklaruar Zeka për mediat kosovare. Boniface pritet që të bashkohet shumë shpejt me Skënderbeu­n për të qenë gati për t'u federuar në fillimin e merkatos së janarit. Ndryshe nga Boniface, afrikani tjetër, Oto John, do të mbetet në "Riza Lushta", duke qenë se ka bindur stafin teknik të atjeshëm me formën që ka treguar. Boniface nuk arriti të federohej te Skënderbeu në merkaton e verës për probleme dokumentac­ioni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania