Panorama Sport (Albania)

Dy orë pritje dhe asnjë qindarkë

Futbollist­ët kërcënojnë se nuk do të luajnë, asnjë shpresë për pagat e prapambetu­ra

- VLADIMIR MEMA

Vazhdon bojkoti në Elbasan. Edhe ditën e djeshme lojtarët e kësaj skuadre nuk kanë pranuar që të dalin në stërvitje, pasi presin të marrin të paktën një rrogë nga tri të tilla të prapambetu­ra. Edhe pse u paraqitën rreth orës 14:00 për të vijuar stërvitjen, futbollist­ët nuk janë zhveshur për të nisur seancën stërvitore. Dita e djeshme ishte afati i fundit që lojtarët u lanë drejtuesve për çështjen e pagave, pasi më parë bojkotuan dy ditë me radhë, por që bënë një përjashtim dhe dolën në fushë ndaj Dinamos ditën e shtunë. Me sa duket, nuk ka më kthim prapa dhe pa "ngrohur" xhepat, nuk do dalin të stërviten. Bisedimet

Lojtarët kanë pritur që pranë kompleksit sportiv "Shefqet Lamçja", ku bëjnë stërvitje, të paraqitej një drejtues dhe t'u jepte lajmin e mirë. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur, as për të dhënë lajmin pozitiv, as për t'u thënë diçka tjetër. Megjithatë, gjatë këtyre momenteve ka pasur telefonata me drejtuesit, ku u është thënë që do të kishin një takim në orën 16:00 dhe se paratë do të gjendeshin. Ndaj, lojtarët duhet të vijonin normalisht përgatitje­t dhe të qëndronin në pritje. Por, pas bisedimesh midis tyre, ata kanë refuzuar sërish të dalin në stërvitje dhe kanë preferuar që të presin orën 16: 00 për të parë nëse do vinte dikush dhe t'u jepte lajmin e mirë. Për këtë çështje futbollist­ët kanë qenë të gjithë në një mendje, ndaj ka qenë e pamundur që të përfundont­e bojkoti në këtë mënyrë, sepse i druheshin se nuk do mbahej premtimi.

Pritja

Megjithëse shpresat pothuajse ishin shuar, lojtarët pritën deri në orën 16:00 me shpresën se do vinte dikush dhe t'u thoshte për pagat. Mirëpo, përpos pritjes për afro dy orë, nuk pati asnjë zhvillim dhe futbollist­ët u larguan nga ambientet e kompleksit sportiv. Sipas tyre, nëse sërish nuk do marrë zgjidhje kjo çështje, ata do të refuzojnë të dalin në stërvitje.

Nuk dihet se si do të vijojë kjo telenovelë pagash, por ai që dëmtohet është ekipi i Elbasanit, pasi janë edhe dy ndeshje për t'u luajtur këtë vit. Nëse lojtarët nuk bëjnë stërvitje, atëherë me shumë gjasa nuk do të dalin as në ndeshje zyrtare.

 ??  ?? Lojtarët e Elbasanit kanë qëndruar dje për rreth dy orë përpara kompleksit "Shefqet Lamçja" duke bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk kanë marrë asnjë rrogë që prej fillimit të kampionati­t
Lojtarët e Elbasanit kanë qëndruar dje për rreth dy orë përpara kompleksit "Shefqet Lamçja" duke bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk kanë marrë asnjë rrogë që prej fillimit të kampionati­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania