Panorama Sport (Albania)

Një "ish" bën analizën e Apolonisë

-

Në kampin fierak vazhdon heshtja për shtyp. Ndërsa ishfutboll­isti i njohur fierak, Romeo Haxhiaj, analizon gjendjen në të cilën ndodhet skuadra. "Futbollist­ët e ekipit duhet të jenë shumë më të kujdesshëm në lojën e tyre. Të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të vlerësojnë maksimalis­ht çdo ndeshje duke i marrë ato me radhë. Një pjesë e futbollist­ëve në ndeshjen ndaj Shkumbinit nuk arritën të kryenin si duhet detyrat e tyre. Nisur nga forma e mirë që kishin treguar në disa prej ndeshjeve të mëparshme bëri që mos të jepnin maksimumin. Apolonia është një skuadër me lojtarë të rinj në moshë që nuk kanë ende pjekurinë e duhur, por që janë të talentuar. Vërtet skuadra ka nevojë për kohën e duhur që lojtarët të jenë në unison e të njohin lojën e njëritjetr­it. Por, unë besoj se stafi teknik po punon që ta harmonizoj­ë e konsolidoj­ë akoma më shumë grupin. Me sa di unë, skuadra për atë humbje që pësoi ka zhvilluar një analizë të gjatë dhe të thellë. Gjithsecil­i prej lojtarëve mbajti përgjegjës­inë që i takonte", përfundon Haxhiaj. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania