Panorama Sport (Albania)

Kastrioti llogarit fitoret e radhës, Doku bën bilancin

-

"Nuk mund të ketë një tjetër hap fals pas humbjes me Erzenin. Ndaj Mamurrasit kanë vlerë vetëm tri pikët". Kështu e nis prononcimi­n e tij për mediat mbrojtësi i skuadrës krutane, Elton Doku, i cili te Kastrioti ka eksperienc­ë të gjatë. "Luajmë kundër një skuadre modeste që po bën një kampionat disi të mirë dhe jo më kot jemi me pikë të barabarta. Megjithatë, edhe pse pikët e barabarta, Kastrioti ka vlerat e tij, që mezi pret t'i shprehë. Fitorja në këtë ndeshje do të ishte autokritik­a më e mirë për humbjen ndaj Erzenit në transfertë. Sigurisht, të gjitha ndeshjet kanë rëndësinë e tyre, sepse kampionati është i gjatë. Tashmë Kastrioti është i përqendrua­r te sfidat e radhës ku parashikoh­en dy takime brenda fushe, fillimisht në Mamurrasin dhe më pas me Ilirinë. Po përgatitem­i për dy fitore radhazi", tha Doku. Liridon Pasha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania