Panorama Sport (Albania)

Pesë fitore radhazi, dështimi nuk mendohet

-

Erzeni arriti të shtunën e kaluar fitoren e pestë radhazi në kampionat duke mundur Kastriotin. Zv/ trajneri i shijakasve, Shkëlqim Troplini, në një prononcim për gazetën shprehet: "E kaluam ngërçin e javëve të para dhe tashmë ekipi ka kapur formën maksimale. Këtë javë, na pret një përballje e vështirë ndaj Besëlidhje­s në transfertë. Mendoj se do të bëhet një lojë e fortë. Erzeni i ka të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin e mundshëm në këtë takim. Gara do të jetë e fortë dhe kampionati është i gjatë. Këtë javë po shtojmë dozat e stërvitjes dhe besojmë se do të dalim me sukses nga takimi i fundjavës", shprehet Troplini në prononcimi­n e tij. Fiqiri Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania