Panorama Sport (Albania)

Projektohe­n afrimet e janarit

-

Për futbollist­ët e Mamurrasit, fundjava rezervon një transfertë të vështirë në Krujë ndaj Kastriotit vendës. Presidenti Ded Ndreca, që në takimin e fundit ndaj Ilirisë bëri rolin e trajnerit duke dhënë udhëzime nga stoli, nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga të tijtë. Ata kanë bërë shumë gabime, sidomos në finalizim. "Në lidhje me sfidën e kaluar, jam i lumtur për 3pikëshin. Ishte një sfidë e vështirë, por që ia dolëm të siguronim fitoren. I jemi larguar disi zonës së ftohtë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë", është shprehur Ndreca. Ndërkaq, kreu i klubit ka projektuar një tjetër gardian për ta afruar në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për portierin e Laçit U-19, Denis Haxhiu. Ahmet Zani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania