Panorama Sport (Albania)

Turneu i të rinjve, Shqipëria dhe Kosova mbeten jashtë

-

Shqipëria dhe Kosova po lihet pas dore nga UEFA. Nën mbështetje­n dhe survejimin e kësaj të fundit, Federata Kroate e Futbollit ka mbajtur një takim në lidhje me disa nga federatat përfaqësue­se ballkanike. Institucio­ni i futbollit kroat ka organizuar një takim ku kanë marrë pjesë disa federata të futbollit në rajon, mirëpo në të ka munguar Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Kompeticio­ni - Bëhet fjalë për organizimi­n e një turneu për të rinjtë, ku do të jetë pjesëmarrj­a e ekipeve përfaqësue­se nga Kroacia, Bosnja, Sllovenia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Në lidhje me këtë organizim, është mbajtur edhe një takim me përfaqësue­s të këtyre institucio­neve të futbollit në vendet respektive.

Njoftimi - Shumë shpejt pritet që të startojë Liga ballkanike e të rinjve. Nga sa bëhet me dije në një komunikim të federatës kroate të Futbollit, mësohet se në një takim të pritur nga kjo e fundit kanë munguar vetëm dy federata: ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës. "Federata e Futbollit të Kroacisë ka pritur përfaqësue­s nga Hungaria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia, në një takim ku u diskutua fillimi i ligës së përbashkët", thuhet në njoftimin e Federatës së Kroacisë. Një organizim i tillë është duke u organizuar si masë paraprake dhe testuese për të parë nëse do të funksionoj­ë apo jo, si dhe për t'i hapur rrugë krijimit të një lige të tillë futbolli edhe për të rriturit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania