Panorama Sport (Albania)

Eriseld Nazeraj, dëmtime nga dhuna

-

Për shkak të dhunës së ushtruar përballë një gjyqtari shqiptar, një skuadër italiane e futbollit amator ka marrë një dënim të ashpër. Shkak është bërë dhuna fizike që kanë ushtruar ndaj tij. 29-vjeçari Eriseld Nazeraj po drejtonte ndeshjen mes Colle 2006 dhe Leonesas kur akordoi një gol për miqtë. Pas kartonit të kuq për protestë ndaj një lojtari vendas, ky i fundit e goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin shqiptar, i cili vendosi të ndërpriste takimin. Në atë moment, në fushën e lojës hynë edhe shumë tifozë dhe drejtues të skuadrës së Colle 2006, të cilët filluan të dhunonin gjyqtarin shqiptar, së bashku me disa lojtarë. Nazeraj u largua nga Ankona, ndërkohë që për lojtarët dhe drejtuesit e asaj skuadre është dhënë një ndëshkim prej 29 vitesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania