Panorama Sport (Albania)

Ish-kryetar kolegjiumi, tani gazetar

-

Gjyqtari Shpëtim Hala pikërisht para tri vitesh i dha fund gjykimit të futbollit në Itali, pasi, gjatë një ndeshjeje, një vendim kundër ekipit vendas bëri që të precipiton­te dhuna, por ndeshja nuk u ndërpre. Më pas, edhe pas presioneve, ai u detyrua të japë dorëheqjen nga gjykimi dhe u rikthye në Shqipëri. Shpëtim Hala ka arbitruar më shumë se 150 takime në shtetin fqinj, ku ishte gjyqtar i zonës së Padovas, ku ka qenë edhe kryetar i kolegjiumi­t të zonës Este të Padovas. Tani punon si gazetar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania