Panorama Sport (Albania)

"Fitore e merituar, treguam që Bajerni është më cilësor"

-

Ky ishte një sinjal për t'u treguar kritikëve që Bajerni i Ançelotit është i gjallë dhe në rrugë të mbarë për finalet e Champions-it. Strategu italian e pati përgatitur shumë mirë ndeshjen duke dominuar si me rezultat dhe lojë taktikën e Diego Simeones. "Qarkulluam dhe e zotëruam shumë topin. Kualiteti i lojtarëve tanë bëri diferencën. Atletikos nuk i dhamë asnjë mundësi për të na kundërsulm­uar seriozisht. Në mbrojtje bëmë një lojë të shkëlqyer. Levandovsk­i bëri një punë të shkëlqyer në këtë duel duke treguar klas të lartë si në goditjet e dënimit, ashtu edhe në lojën mbrojtëse. Ishte shumë i lëvizshëm në repartin ofensiv. Nuk mjaftoi vetëm goli për ta vlerësuar në këtë takim. Ai punoi shumë për ekipin dhe e ka shtuar së tepërmi dozën e vetëbesimi­t. Jam shumë i kënaqur me 90 minutat. Gjetëm balancat e duhura dhe e merituam fitoren", nënvizoi Ançeloti duke shtuar më tej,- "Nuk ka ndonjë problem të madh pse dolëm në vend të dytë. Ne dimë t'i vlerësojmë çdo ndeshje dhe luajmë gjithmonë për të fitore. Ky sukses na e shton më shumë besimin për ndeshjet e tjera". Strategu italian ka vlerësuar edhe lojën mbrojtëse të Atletikos, e cila është shumë e vështirë të çahet. "Atletiko u mbrojt shumë mirë. Ata janë mësuar të mos lenë hapësira dhe e kanë perfeksion­uar këtë skemë. Për ne ishte e rëndësishm­e që të kujdeseshi­m mes linjës anësore dhe gjysmëzona­ve, pasi Atletiko bëhet e frikshme me kundërsulm­et. Pozitive për ne ishte se nuk humbëm shumë topa dhe gabimet ishin të vogla në pasime". Në fund, Ançeloti nuk jep asnjë preferencë për shortin, edhe pse mund të përballet me Barcelonën. "Dua që shorti të na surprizojë. Mendoj se rivalët do të duan të na shmangen", përfundoi Ançeloti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania