Panorama Sport (Albania)

"Ishim më mirë në 15 minutat e fundit"

-

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, kishte ardhur në Mynih për të eksperimen­tuar dhe provuar lojtarët e rinj. Ai ka mbetur i kënaqur vetëm me 15 minutat e fundit të takimit. "Në fillim patëm dy shanse, më pas Bajerni u forcua. 15 minutat e fundit më lanë shije pozitive dhe më bëjnë optimist. Loja pozicional­e ishte në nivele të mira. Zgjodha të provoja disa lojtarë dhe më pëlqyen. Sezoni është i gjatë dhe i ngarkuar, prandaj disa prej tyre kishin nevojë për pushim. Të rinjtë ishin pozicional­ë dhe të angazhuar maksimalis­ht. Në të tilla duele e bëjnë diferencën detajet. Një goditje me mjeshtëri na ndëshkoi dhe Bajerni arriti të kontrolloj­ë mirë lojën. Kjo humbje nuk na shkakton asnjë problem. Ne mbyllëm me sukses fazën në grupe dhe nuk ka qenë aspak e lehtë të kualifikoh­eshim të parët".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania