Panorama Sport (Albania)

Pa pësuar Nojer barazon rekordin e Kahnit

-

Portieri Manuel Nojer ka thyer rekord gjerman në Champions. Gardiani i Bajernit ka pësuar 6 gola këtë sezon në Champions. Vetëm në dy takime ai qëndroi pa pësuar gol. Fitorja 1-0 kundër Atletikos ishte ndeshja e 33-të për Manuel Nojer që nuk pëson gol duke barazuar rekordin e ishportier­i Oliver Kahn. 30-vjeçarit gjerman i janë dashur 82 ndeshje për ta arritur këtë rekord, ndërsa Kahnit 102 takime. "Ishte një fitore e merituar. Gjetëm balancat e duhura mes reparteve. Presingu dhe ofensiva i dha gjallëri lojës. Por, edhe loja mbrojtëse ishte në nivele sipërore, pasi asnjëherë nuk u ndjeva seriozisht i kërcënuar", deklaroi Nojer pas ndeshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania