Panorama Sport (Albania)

Roben zbulon sekretet e shokëve në dhomat e zhveshjes

-

Çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes, mbetet aty dhe nuk zbulohet në publik. Ky është rregulli që vlen edhe te Bajerni. Por, ylli holandez Arjen Roben bën përjashtim. Gjatë një interviste për televizion­in amerikan "CNN", 32-vjeçari zbulon disa sekrete të kolegëve të tij në dhomat e zhveshjes. "Nëse doni të dini, secili ka shijet e veta. Boatengut dhe Alabës u intereson më shumë moda dhe e bëjnë shumë mirë", nënvizoi Roben, i cili nuk e zbulon para kamerave se kush prej shokëve nuk ka stil. Ndërsa kolegu i tij më me humor është Riberi dhe Myler. "Tomasit nuk i pushon goja së foluri. Bën shumë batuta", rrëfen holandezi duke zbuluar edhe kolegun më rrëmujaxhi në dhomat e zhveshjes,- "Ndoshta, Arturo. Po, po Vidali. Ndërsa Rafinja flet shumë me zë të lartë", përfundoi Roben, i cili nga viti 2009 ka zhvilluar 150 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar mbi 100 gola.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania